4 sipërmarrësit miliarderë që dinë të kursejnë

4 sipërmarrësit miliarderë që dinë të kursejnë


Siç thotë dhe një shprehje: “Nuk është rroga ajo që të bën të pasur, janë zakonet e të shpenzuarit.”

Dhe jo çuditërisht, shumë nga njerëzit e pasur në botë kanë zakone kursimi që i kanë ndihmuar në rrugën e tyre drejt suksesit.

Praktikoni disa nga këto zakone në jetën tuaj dhe ndoshta të ardhurat tuaja do të rriten.

1. Mark Zuckerberg zotëron një makinë me vlerë 30,000$

Edhe pse është në gjendje të blejë një Ferrari çdo ditë të muajit, themeluesi i Facebook përdor një Volkswagon GTI manuale, e cila kushton vetëm 30,000 $. Truke të tjera kursimi: Ai është martuar me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë Priscilla Chan në oborrin e shtëpisë dhe të dy janë parë duke ngrënë McDonalds gjatë muajit të tyre të mjaltit në vitin 2012. Shtëpia në të cilën ai po qëndron momentalisht në Palo Alto kushton 7 milionë dollarë.

2. Warren Buffett ende banon në të njëjtën shtëpi që bleu për 31,500$ në vitin 1958

I njohur si ‘Orakulli i Omaha,’ kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett është një nga njerëzit më të pasur në planet. Por ai vazhdon të jetoj në shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi në Omaha. Ai e përshkruan këtë blerje si “investimi i tretë më i mirë që ka bërë ndonjëherë.” Një shtëpi e ngjashme me pesë dhoma gjumi, po në të njëjtën lagje u shit në vitin 2015 për një çmim, të barabartë me mbi 2.5 milionë dollarë sot.

3. Bill Gates mban një orë 10$

Harrojeni Rolex-in. Ora në dorën e Bill Gates kushton vetëm 10$. Ndoshta kjo zgjedhje e Gates lidhet me faktin se atij i pëlqen të lajë pjatat çdo natë pas darkës. Dikush t’i blejë një lavastovilje Billit!

4. Amancio Ortega, themeluesi i konglomeratit të veshjeve spanjolle Inditex, drekon me punonjësit në mensën e Zara-ës

Manjati i Zara ende jeton i përulur. Ortega jo vetëm që jeton në një apartament modest me gruan tij, por ai gjithashtu preferon ta pijë kafen në lokalet e vogla të lagjes në qytetin La Coruna, Spanjë.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0