Tashmë mund të mbajmë një Tesla supercharger në xhep ose në çantë

Tashmë mund të mbajmë një Tesla supercharger në xhep ose në çantë


Tesla prezantoi dy projekte të reja javës që shkoi, të cilat “tronditën” të gjitha mediat. Ata prezantuan autoveturën dhe kamionin më të shpejtë ndonjëherë. E tashmë, duket se erdhi koha që kompania të prodhojë edhe disa produkte të reja.

Së fundmi ajo ka prezantuar edhe një produkt të tretë, i cili patjetër ka baterinë në qëndër të saj. Ajo është duke u futur tashmë në një formë në tregun e aksesorëve për smartphone me një karikues portable. Diçka që shumë prej nesh nuk po e prisnin.

Lexoni: Çfarë mendon një zonjë 92 vjeçare për Tesla Model X?

Ato kanë një dizanj të veçantë dhe të këndshëm, dhe quhen thjeshte “PowerBank“. Aktualisht kapaciteti i tyre është vetëm 3350 mAh, pak a shumë, një karikim i plotë për një smartphone Android. Ajo oforohet vetëm për kabujt USB, microUSB, and Apple Lightning. Një portë Type-C nuk është e disponueshme.

Dizajni i saj është me të vërtetë impresionues dhe do të jetë nj ë produkt tepër i preferuar nga fansat e Tesla. Autorësia i takon skuadrës së Tesla Design Studio në Kaliforni. Produktet janë të inspiruar nga superchargerat e Tesla të cilat përdoren për të karikuar automjetet.

Lexoni: Kjo është Tesla Roadster, makina më e shpejtë e prodhuar ndonjë herë

Bërthama prej lithium-ion është e njëjtë me atë që gjendet në bateritë e Model X apo Model S.

Për $45, mund të gjenden edhe alternativa më të mira se PowerBank. Kështu që ky produkt i ri i kompanisë amerikane do të jetë një dhuratë e bukur për miqtë gjatë sezonit të festave që vinë.

Nëse PowerBank nuk na pëlqen, mund të zgjedhim edhe një Desktop Supercharger për të njëjtin çmim. Ajo kjo, një supercharger i Tesla në miniaturë. Kompania thotë se ka përdorur të njëjtat të gjëna 3D CAD për të krijuar këtë produkt.

Produktet janë tashmë në shitje në dyqanin zyrtar online të Tesla. Më shumë funksionale, ato janë një simbolike e kompanisë e cila po përpiqet të “pushtojë” planetin tokë me produktet e saj.

Powerbank

Desktop Supercharger

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0