Gruaja e paidentifikuar i tha një shoferi taksie gjatë rrugës për në shtëpinë e saj se iPhone i saj rozë në gold i kishte shpëtuar jetën.
Fotoja e bërë e pajisjes tregon pjesën e prapme të iPhone të shkatërruar plotësisht pasi u godit nga një plumb i vetëm.
Asnjë detaj nuk është shfaqur në lidhje me atë se si dhe ku gruaja po e mbante telefonin duke ikur nga vendi i ngjarjes më të rëndë në historinë amerikane.
59 persona ishin vranë dhe më shumë se 500 u plagosën kur një burrë, i quajtur Stephen Paddock, hapi zjarr në një turmë koncerti përballë Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas.
Mijëra persona u detyruan të iknin me terror pasi zjarri i hapur shpërtheu gjatë festivalit pas orës 10:30 të orës lokale.
Breshëri të gjata të zjarrit mund të dëgjoheshin mes britmave të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin.
Policia tha se Paddock filloi të qëllonte mbi turmën e 22,000 njerëzve për të paktën 11 minuta në koncertin e 32-të të hotelit Mandalay Bay.
Paddock vrau veten para se oficerët të sulmonin dhomën ku ai qëndronte.
Të paktën 23 armë, duke përfshirë pushkë të shumta, u gjetën në dhomën e hotelit të Paddock-it. 19 armë zjarri, eksplozivë dhe disa municione të tjera u gjetëm më vonë në shtëpinë e tij, rreth 80 milje në verilindje të Las Vegas.
Sheriffi i Las Vegas, Joseph Lombardo tha se ai është “absolutisht” i sigurtë se hetuesit do të përcaktojnë se pse multimilionari kreu sulmin – vrasjen më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto