CEED Kosova feston 8 vjetorin e themelimit!

CEED Kosova feston 8 vjetorin e themelimit!


Janë 8 vite punë në implementim të suksesshëm të projekteve, zhvillimin e programeve të avancuara për komunitetin e sipërmarrësve, organizimin e shumë ngjarjeve, trajnimeve për ngritje të kapaciteteve, rrjetformim dhe B2B takimeve, po ashtu në mbështetjen e komunitetit të biznesit me qëllim rritjen dhe depërtimin në tregjet ndërkombëtare, si dhe ofrimin e mentorimit dhe këshillimeve për bizneset në Kosovë.
Ajo që sot e karakterizon CEED-in në Kosovë, është rrjeti i gjerë që ka krijuar me sipërmarrës dhe menaxherë të lartë me një nivel të njëjtë të të menduarit, një lëvizje e ndërmarrësve që bashkëpunojnë me njëri tjetrin, duke ndarë sfidat dhe rreziqet që lidhen me kompanitë e tyre në rritje. Këta sipërmarrës janë edhe motori i ekonomisë së vendit, prandaj ne jemi të lumtur që jemi gjithmonë në shërbim të tyre.

Për të operuar 8 vite në treg, sidomos në rolin që CEED-i ka, nuk ka qenë e lehtë, prandaj edhe duam t’i falenderojmë ata që ndihmuan dhe e bëjnë CEED-in, pra vetë sipërmarrësit, miqtë dhe mbështetësit e CEED-it, mentorët dhe mysafirët e nderit, si dhe donatorët tanë, si dhe një falendërim të veçantë zyrës qendore të CEED Global në Washington DC dhe themeluesit tonë, fondit investues SEAF.

Në vazhdim dëshirojmë të ndajmë me ju disa të arritura të CEED-it në numra në një video të shkurtër:

https://www.youtube.com/watch?v=Oe-fYjuviG0&feature=youtu.be&ct=t%288_Years_of_CEED_Kosovo_9_5_2017%29&mc_cid=315ab1d505&mc_eid=71fbd3e85f

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0