Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat - Business Magazine Albania

Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat


Administrata tatimore në rubrikën e re ‘tatimet këshillojnë’ ka publikuar të gjitha procedurat përmes të cilave do të kalojë regjistrimi i biznesit të vogël.

Mënyra e regjistrimit, përgjegjësitë tatimore, kategoritë e punësimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet që lindin pas regjistrimit apo kalimi në regjistrin pasiv deri në ç’regjistrimin tatimor, janë informacionet e publikuara në rubrikën e re të DPT-së.

Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin” .

Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, rubrika më e re për këshillimin e biznesit

Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me administratën tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tatimore) që duhet të deklarojë dhe paguajë.

Regjistri i ndërmarrjeve në fundtë vitit 2016 numëron 160.679 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 5,5 %, krahasuar me vitin 2015. Aktiviteti ekonomik “tregti” përfaqëson 21,6 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2016.

Rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe e tyre, 61,8 %, janë ndërmarrje me një të punësuar. Në qarqet Tiranë, Fier e Korçë janë përqendruar rreth 54,7 % e ndërmarrjeve aktive.
Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 53.405 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.780 ndërmarrje.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0