Leksione lidershipi nga Jul Çezari

Leksione lidershipi nga Jul Çezari


Të gjithe kemi dëgjuar për Bill Gates, Jack Welch dhe Richard Branson. Ata janë liderët e biznesit më të suksesshëm të kohës tonë.

Po Jul Çezari? A mundet një politikan romak, gjeneral dhe shkrimtar i cili u vra 2000 vjet më parë, të na ofrojë ndonjë mësim të vlefshëm për jetën tani?

Unë besoj se po.

Çezari ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur babai i tij vdiq. Për shkak të lidhjes së familjes së tij me anën e humbur në luftën civile, Çezari ai u hoq nga trashëgimia.

Por kjo nuk e pengoi atë të bënte dy gjëra shumë të rëndësishme:

  1. Investoi në edukimin e tij

Në mes të të njëzetave, Çezari udhëtoi drejt Greqisë për të studiuar të folurën në publik nga Molon, një orator i famshëm i cili kishte trajnuar edhe Ciceronin bashkëkohor të Çezarit. (Të ishe një folës i mirë publik ishte një aftësi e domosdoshme për një politikan romak.)

  1. Investoi në njohjet e tij

Çezari shpenzoi shuma të mëdha parash me darka të shtrenjta të dizajnuara për të fituar mbështetjen e miqve të tij politikanë. Gjithashtu, ai organizoi festime të bujshme për të fituar mbështetjen e njerëzve të zakonshëm. Për këtë arsye ai u zhyt rëndë në borxhe.

Në fund të fundit, pasuria juaj më e madhe nuk janë asnjëherë paratë. Pasuria juaj më e madhe janë AFTËSITË (që rrjedhin nga edukimi juaj) dhe madhësia e NJOHJEVE që krijoni (bazuar te besimi)

Pra leksionet e Jul Çezarit janë të vlefshme edhe në ditët e sotme.

Nëse investoni në edukimin dhe njohjet tuaja kur jeni të rinj, më vonë në jetë suksesi juaj do të jehojë si triumfet e Jul Çezarit!

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0