Artizane të Natyrës, sfida e të përdorurit çdo gjë që ofron natyra

Artizane të Natyrës, sfida e të përdorurit çdo gjë që ofron natyra


Hajre Dervishi u prezantua në emisionin “Do you have an idea?” me “Artizane të Natyrës”.

Ajo arriti në gjysmëfinale dhe përfitimet që mori ishin të shumta. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, Business Magazine pati kënaqësinë të zhvillonte një intervistë me të.

BM: Përshëndetje Hajre! A mund të na bësh një përshkrim të vetes për t’u njohur më shumë?

H: Kam studiuar Ekonomi – Financë dhe masterin e kam kryer për Biznes Ndërkombëtar dhe Politika Publike. Gjatë masterit kam punuar shumë detyra të lidhura me vendin tonë nga disa pikëpamje, si politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Edhe tema e diplomës ishte mbi tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Nga ana tjetër eksperinca e punës ka qenë e gjitha në sektorin privat, në fushën e telekomunikacionit. Isha pergjegjëse për nxjerrjen në treg të produkteve të reja të kompanisë për klientët biznes, duke filluar nga konceptimi i produktit, zhvillimi, nxjerrja në treg dhe analiza e ecurisë të çdo produkti. Një punë shumë e bukur dhe kreative!

Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: A ka qenë gjithmonë synimi juaj për t’u bërë një sipërmarrëse, apo lindi natyrshëm?

H: Mbase jo synim për të qenë sipërmarrëse, por ide investimesh kam patur vazhdimisht ( që 5 vjeçe ndoshta ), ide që lindnin në jetën e përditshme dhe dukeshin më shumë si zgjidhje të një problemi ose diçka që më pëlqente shumë dhe sipas meje i shërbente dikujt. Nuk kam menduar asnjëherë për fitimin që do të sillnin në vlera financiare. Edhe në punën time në telekomunikacion jam dalluar për këtë gjë, ofrimi i zgjidhjeve për bizneset.

Por, para disa vitesh edhe pse isha në marrëdhënie pune, e gjeja veten duke analizuar thellë në mendje dëshirat e mia për biznes. Kisha 3 ide biznesi, në biznes-plan natyrshëm shkruajta vetëm këtë ide të “Artizane të Natyrës” dhe gradualisht fillova ta realizoj.

BM: Çfarë është “Artizane të natyrës” dhe cili është qëllimi i saj duke qenë se është dhe një iniciativë sociale?

H: “Artizane të Natyrës” është një sipërmarrje që ka objektiv kryesor t’ju ofrojë klientëve të saj vazhdimisht produkte të freskëta, natyrale dhe organike të prodhuara në vendin tonë. Fokusi jonë do të jenë prodhimet natyrale artizanale kozmetike dhe ushqimore. Është menduar si një sipërmarrje e natyrës sociale dhe synojmë:

– Të ndihmojmë biznesin e vogël familjar, veçanërisht zonjat nga krahina të ndryshme të Shqipërisë që i krijojnë këto produkte në shtëpitë e tyre. Duke ju siguruar një mundësi pune individuale, mbështetje në menaxhimin e punës në zonat ku ato jetojnë dhe nxitje të prodhimit tradicional karakteristik të zonës.

– Të kontribuojmë në nxitjen e një jete të shëndetshme me produktet e vendit tonë.

– Të nxisim njohjen dhe zhvillimin e produkteve tradicionale të vendit tonë. Jemi të bekuar me shumë bimë medicinale, lule, çajra dhe ushqime tipike tonat me vlera të larta ushqyese. Do të bashkëpunojmë me fermerë shqiptarë të certifikuar në prodhimet Bio-Organike.

BM: Cilat janë produktet që “Artizane të natyrës” ofron? Si realizohet shitja e tyre?

H: Produktet që “Artizane të Natyrës” ofron janë kozmetike dhe ushqimore, duke filluar nga kremrat, sapunët, vajrat esencialë, vaj ulliri të certifikuar të cilësisë më të mirë shqiptare, çajra të ndryshëm dhe disa produkte ushqimore shumë cilësore të prodhuara në mënyrë artizanale duke ruajtur traditën.

Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 14 të saj.

Shitja e tyre tani do të realizohet në pikën tonë të shitjes që do të jetë në qendrën tregtare Kristal, kati 1, nëpërmjet faqes tonë web e ofruar nga CEO i New Media Communications Gerti Boshnjaku, e cila do të jetë gati së shpejti dhe me porosi të ndryshme që mund të bëhen në Instagram ose Facebook.

BM: Me kë bashkëpunoni për t’i realizuar ato?

H: Bashkëpunimet janë përgjithësisht me biznese të vogla familjare për produktet ushqimore dhe për produktet kozmetike. Kjo  është edhe sfida ime  kryesore pasi dëshiroj të krijoj një traditë në Shqipëri duke përdorur çdo gjë që ofron natyra jonë. Aktualisht bashkëpunimet janë me disa zonja të specializuara në këtë fushë. Qëllimi është të krijojmë një skuadër tonën dhe hap pas hapi të shtojmë gamën e produkteve. Në vijim të trajnojmë zonja të tjera në zona të ndryshme të Shqipërisë.

BM: Çfarë ju motivoi të bëheshit pjesë e “Do you have an idea”? A u përmbushën pritshmëritë tuaja? Cilët kanë qenë partnerët gjatë këtij rrugëtimi?

H: E vërteta është se hezitova shumë të merrja pjesë në këtë emision për disa arsye të mia personale dhe pak duke menduar se do ishte thjesht një show. Jam shumë e kënaqur nga rezultati final! Ju jam mirënjohëse sipërmarrësve në juri që më mbështetën veçanërisht Z.Artan Dulaku dhe Z.Gerti Boshnjaku.

Tani më takon mua puna për ta çuar përpara!

BM: Cilat janë objektivat që keni vendosur të arrini në të ardhmen me “Artizane të Natyrës”?

H: Objektivi kryesor është ofrimi i produkteve cilësore, unike që do të na identifikojnë në treg dhe konsolidimi i linjës kozmetike shqiptare në cilësi dhe në gamë produktesh. Objektivat financiare pastaj janë të parashikuara në detaje për të paktën 2 vite.

BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese të mëtejshme!

H: Faleminderit!

Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0