Fluturimet me linjat low cost , ja sa ulen çmimet në vjeshtë

Fluturimet me linjat low cost , ja sa ulen çmimet në vjeshtë


“Arratia” e Shqiptarëve drejt destinacioneve jashtë kufijve është një tendencë në rritje vit pas viti.

Disa udhëtojnë për punë, disa tek të afërmit dhe një pjesë e konsiderueshme për turizëm. Por akoma dëshirën për të udhëtuar jashtë po e mbajnë të ndrydhur në një pjesë të mirë çmimet e kripura të biletave.

Viteve të fundit ka pasur një tentativë për futjen në treg të linjave low cost në disa destinacione por që duket as këto të fundit nuk i kanë shpëtuar dot sjelljes së simotrave normale të tyre me çmime që nuk reflektojnë aspak një pagesë low-cost, përkundrazi ato luhaten mes çmimeve mestarë dhe në disa raste të larta.

Konkretisht destinacionet janë Tiranë-Budapest -Tiranë, Tiranë-Amsterdam-Tiranë, Tiranë-Paris-Tiranë.

Çmimet

Destinacioni i parë është Tiranë-Budapest-Tiranë.

Kompania që operon në këtë destinacion është Wizz Air, një kompani hungareze e njohur për kostot e lira të fluturimit. Në gusht çmimi më i ulët që ofrohet vetëm vajtje për këtë destinaicon është në datë 31 gusht me një vlerë prej 109.99 euro.

Menjëherë pas mbylljes së gushtit me ardhjen zyrtare të vjeshtës duket se kemi edhe një ulje të çmimeve që në 5 shtator prekin nivelin e 89.99 euro për të vijuar me një rënie të mëtejshme në tetor kur në datë 10 shtator arrijnë deri në 29.99 euro.

Për kahun e kundërt të udhëtimit pra nga Budapesti drejt Tiranës çmimet duket se janë më ekonomike.

Në gusht ato mund të arrihen minimalisht me një çmim 24.99 euro në 29 gusht ndërkohe që në shtator ato prekin një nivel tjetër minimal prej 19.99 euro për person.

Tiranë-Amsterdam-Tiranë është linja e dytë që operohet nga kompania Transavia. Nga Tirana një biletë përgjatë gjithë gushtit është në limitet e 319 euro vetëm vajtje ndërkohe që në fillim të shtatorit dhe konkretisht në datë 4 çmimi ulet në 196 euro.

Në fund të shtatorit çmimi më i ulët arrin në 62 euro. Edhe në këtë rast kthimi është më ekonomik pasi nga Amsterdami në Tiranë mund të udhëtosh me një biletë që kushton maksimalisht 54 euro në ditët e mbetura të gushtit por që në data të caktuara mund ta rezervosh edhe me 34 euro. I njëjti trend çmimesh ruhet edhe gjatë shtatorit dhe tetorit.

Transavia është e njëjta linjë që operon edhe në destinacionin Tiranë- Paris-Tiranë ku nisja bëhet nga Tirana International ndërkohë që në Paris avioni ulet në aeroportin e Orlit. Në gusht që të udhëtosh drejt Parisit të duhen të paktën 350 euro në vajtje ndërkohe që ka dhe opsione më të lira si me 220 euro në 22 gusht.

Në shtator çmimet fillojnë të ulen në kufijtë e 220 eurove dhe 180 eurove për të njëjtin fluturim për të kapur një nivel minimal prej 56 eurosh në 3 tetor 2017. Nga ana tjetër kthimi nga Parisi në Tiranë gjatë këtyre ditëve kushton nga 212 euro në 57 euro në 24 gusht. Në shtator dhe tetor çmimet luhaten maksimalisht në 57-66 euro.

Krahasimi me rajonin

Wizz Air e cila operon edhe në vendet fqinje duket se mban orientimin e saj low cost në tarifat që aplikon. Konkretisht nëse do të udhëtoni nga Shkupi drejt Budapestit nga data 16 gusht dhe do të ktheheni në 20 gusht çmimi total i vajtje-ardhje kushton vetëm 71.52 euro. Në Shqipëri vajtje-ardhje është jo më pak se 130 euro.

Nga Podgorica me të njëjtën linjë mund të gjesh edhe bileta me çmimin 64.99 euro për në Budapest konkretisht në 16 gusht ndërkohë që në kthim çmimi minimal është 89.99 euro. Krahasuar me Maqedoninë, Shqipëria shfaqet më e shtrenjtë kurse në raport me Malin e Zi niveli i çmimeve mbetet pak a shumë i njëjtë.

/Fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0