IFA Berlin 2017: Cilat do të jenë risitë teknologjike e këtij viti?

IFA Berlin 2017: Cilat do të jenë risitë teknologjike e këtij viti?


Është Shtator dhe ashtu siç të gjithë e dini, ky është momenti që gjigandët botërorë të prezantojnë produktet e reja, më kryesoret e të cileve smartphone, laptop, smartwatch, TV, por kurrë një iPhone.

Apple është e vetmja kompani e cila çdo Shtator ka rivalizuar IFA duke lançuar produktet e reja në vende të veçanta, larg Berlinit dhe ndoshta padashje edhe larg vëmendjes së medias, pasi ky event është nga ata që nuk duhet humbur.

Këtë sezon të ri, Geek Room ka vendosur të jetë aty për të testuar çdo produkt, provuar çdo ushqim delikat dhe në diellin (ose shiun) e Berlinit të raportojë në kohë reale për fansat tonë më të çmendur.

Ndërkohë që presim të nisë, lexoni pritshmëritë tona se çfarë do të ndodhë këtë edicion.

PAK INFORMACION:

Çfarë është: Shpërthimi teknologjik më i madh në Europë

Kur është: Zyrtarisht, IFA është e hapur për publikun në datat 1 – 6 Shtator, por media (si IN Tv Albania) ka akses disa ditë më parë të dedikuara shtypit.

Çfarë prezantohet në IFA: Gjithçka nga frigoriferët me Wi-Fi të inkorporuar, kompani gjigande si

Samsung apo start-up më të suksesshme europiane.

Samsung në IFA 2017

IFA 2016 ishte e gjitha rreth smartwatcheve për Samsung dhe ne presim të shohim të njëjtën gjë këtë edicion me Gear S4 dhe Gear Fit 2 Pro.

Por jo vetëm, në konferencën për shtyp e cila do të mbahet në datë 30, pritet që Samsung të prezantojë edhe Note8 për të parën herë në Europë dhe Geek Room do të jetë aty për një provë të parë në duar.

Samsung pritet të ketë një prej stendave më të mëdha këtë vit dhe sigurisht që pjesë e saj duhet të jenë edhe seritë e reja të elektroshtëpiakeve.

Sony në IFA 2017

Si një prej besnikëve më të mëdhenj të IFA, Sony pritet që këtë vit të lançojë flagshipin e ri Xperia X2 ashtu si edhe një seri të re smartwatch, Tv, kufje, bokse apo disa paisje kamerash.

LG në IFA 2017

Konfirmuar për një pjesë të mirë të shtypit botëror, Geek Room ju informon se LG do të prezantojë smartohone e ri V30 duke i dhënë kështu rëndësinë dhe vëmendjen e duhur konferencës së tyre në IFA Berlin

Huawei në IFA 2017

Huawei e dashuron IFA! Kinezet e suksesshem tashme edhe në Europë pritet që të prezantojnë këtë vit phablet-in e tyre Mate 10 si dhe një seri të re smartphone me kosto mesatare nën emrin Nova.

Nokia në IFA 2017

E konfirmuar për Geek Room, Nokia do të jetë prezente në tre stenda këtë edicion të IFA, përfshirë këtu atë të Carl Zeiss dhe T-Mobile. E veçanta? Një sallë gjigande kuruar nga HMD Global pak minuta larg godinës së IFA ku mediat mund të testojnë smartphonet simbol të rikthimit të Nokia në treg.

Të tjerë në IFA 2017

Listës së kompanive që do të prezantohen këtë vit i shtohen edhe Panasonic, Intel, HTC, Harman Kardon (JBL/ AKG), ACER, ASUS, AMD dhe shumë e shumë të tjerë të cilët do të keni, për të parën herë, mundësi ti shihni live në profilin tonë të Facebook dhe Instagram përmes videove dhe fotove të cilat do të përmblidhen në reporte të dedikuara serinë e parë të sezonit të ri të Geek Room.

Na ndiqni pasi surprizat sapo kanë nisur!

/Intv.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0