Ndërtoni markën tuaj me këto kurse - Business Magazine Albania

Ndërtoni markën tuaj me këto kurse


Nuk ka rëndësi nëse zotëroni një biznes apo punoni privatisht, të qenit prezent online rregullisht është jetike. Të lironi kohë për kurse online mund të jetë gjëja e fundit në mendjet tuaja, ama sa më shumë të dini, aq më shumë do mund të bëni.

Një studim i universitetit të Washington zbuloi se 87% e të anketuarëve mendojnë se një ndër faktorët që ka përmirësuar gjendjen e tyre të punësimit ishte pjesëmarrja në një kurs online.

Këto 5 kurse ndihmojnë çdo sipërmarrës ose biznes të vogël të zhvillojnë aftësitë e tyre në tema si SEO, Lidership, Marketing Dixhital etj.

License to launch

Në momentin që keni një ide një million dollarëshe, do t’ju duhet të hartoni një model biznesi praktik, në mënyrë që objektivat të jenë të arritshme. Ky kurs është projektuar për t’ju ofruar udhëzime mbi ngjarjet që do të ndodhin në hapat e parë të një sipërmarrjeje. Mësoni kur duhet të përkushtoheni plotësisht tek ideja juaj, si të krijoni një strategji efektive lançimi, cilët lojtarë kyë ju duhen në skuadër e të tjera si këto. Filloni ta merrni seriozisht punën mbi idenë tuaj dhe regjistrohuni këtu.

AllWeb

AllWeb është një konferencë vjetore që organizohet nga një skuadër ekspertësh marketing. Çdo vit, AllWeb vjen në përmbajtje cilësore nga folës shqiptarë e të huaj, në formën e ideve, njohurive, këshillave dhe çështjeve studimore lidhur me fushën e marketingut.

Lexoni: Rikthehet në Tiranë edicioni i 2-të i AllWeb – Konferenca e parë dedikuar Komunikimit Dixhital dhe Web-it

Të shkruarit  me një qëllim 

Të shkruarit online duket e thjeshtë, por t’i bësh lexuesit të veprojnë mbi çfarë lexuan është një aftësi e veçante. Ky kurs fokusohet në mënyrat bindëse të të shkruarit në mënyrë që të shihni rezultate të shpejta. Regjistrohuni këtu për më shumë këshilla.

Mindset 3 Consulting – Digital Marketing Training

Për të mësuar më shumë rreth Google Adwords dhe Google Analytics dhe si ato mund t’ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj, kompania Mindset 3 Consulting organizon një trajnim lidhur me këto tema në datat 26-28 Shtator.

Në trajnim do të diskutohet mbi bazat e Google Adwords dhe Analytics, përgatitja e strategjisë dhe implementimi i një fushate të tillë, menaxhimi dhe optimizimi i fushatës etj.

Trajnuesit janë Miroslav Varga dhe Igor Jurić, specialistë të marketingut dixhital me eksperiencë disa-vjeçare në këtë fushë. Për më shumë klikoni www.mindset3consulting.com

Lexoni: TRAJNIM PËR GOOGLE ADWORDS DHE GOOGLE ANALYTICS

Get familiar with SEO

Kompanitë e suksesshme sigurohen që kontenti i tyre të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga kërkimet në Google, duke përdorur mirë gjuhën e botës së SEO. Bëhuni pjesë e një kursi në artin e SEO dhe mësoni cilët janë 13 faktorët kyç të SEO që ndikojnë në popullaritetin e faqes suaj.

Go viral

Mjeshtëria në SEO është e detyrueshme, por nuk është gjithçka. Në qoftë se jeni në fillimet tuaja, ose të pakënaqur me lexueshmërinë e faqes, ky kurs do t’ju mësojë se është e nevojshme të shkoni përtej optimizimit të SEO për të gjeneruar më shumë trafik dhe të rrisni shikueshmërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0