Qendra tregtare krijon kabina playstation për meshkujt e mërzitur - Business Magazine Albania

Qendra tregtare krijon kabina playstation për meshkujt e mërzitur


Qendra tregtare Global Harbour Shanghai sapo ka lançuar kabinat e lojës që kanë për qëllim të argëtojnë meshkujt të cilët presin të dashurat e tyre të përfundojnë blerjet.Kabina, të cilën qendra i quan “kabina e burrave,” i fton lojëtarët në një sedilje të rehatshme përballë një kompjuteri lojërash të pajisur me leva.

Këtë muaj ata kanë vënë në përdorim vetëm 4 kabina. Ja çfarë pamje kanë ato:

qendra-tregtare-krijon-kabina-playstation-per-meshkujt-e-merzitur-businessmag

qendra-tregtare-krijon-kabina-playstation-per-meshkujt-e-merzitur-businessmag

qendra-tregtare-krijon-kabina-playstation-per-meshkujt-e-merzitur-businessmag

Shumë njerëz online e kanë quajtur këtë risi jo të drejtë dhe seksiste:

“Unë jam vajzë, por edhe unë dua të luaj,” shkruan një përdoruese në Weibo.

Por ka dhe nga ata që e mbështesin këtë ide:

“Që sot, unë do ta shoqëroj të dashurën time çdo ditë për shopping,” komenton një mashkull.

Le të shpresojmë që ky trend do të përhapet në vende të tjera, përfshirë dhe Shqipërinë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0