Cili është produkti më i mirë i të gjitha kohërave i IKEA-s? - Business Magazine Albania

Cili është produkti më i mirë i të gjitha kohërave i IKEA-s?


Mobiljet e Ikea-s janë një element kryesor në shtëpitë në mbarë botën, por ka një produkt që qëndron mbi pjesën tjetër, sipas kreut të dizajnit të kompanisë.

Marcus Engman, i cili ka punuar në kompani që nga viti 1983, që kur ishte 16 vjeç zbuloi produktin e tij të preferuar dhe më të mirë në një intervistë me Business Insider. Produkti quhet Klippan loveseat dhe është një divan mjaft i rehatshëm.
IKEAEngman ka një lidhje të veçantë me produktin që babai i tij ka projektuar për Ikea në fund të viteve 1970.

“Më kujtohet kur e solli në shtëpi për testim dhe më pyeti mua dhe motrën time se çfarë mendonim për të”, tha Engman për Business Insider. “Kam shumë kujtime të mira me atë divan dhe jam i kënaqur që ajo ka mbijetuar kaq shumë kohë.”

Kreu suedez i dizajnit gjithashtu vlerëson thjeshtësinë dhe kapacitetin e Klippan për përshtatje. Është një divan dy vendësh standard që përshtatet në shumicën e apartamenteve dhe mund të vishet me mbulesa të ndryshme për të ndryshuar estetikën nëse dëshirohet.

Lexo: Kompania suedeze IKEA do të investojë në Serbi

“Ju mund të ndryshoni ngjyrën e saj dhe ta përdorni për një kohë të gjatë,” tha Engman.

Engman shtoi se ajo është e përballueshme për pronarët e rinj të apartamenteve sepse çmimi i saj varion nga 249 $ në 299 $.

Burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0