Dronët e Amazon do të skanojnë shtëpinë tuaj për t’ju shitur produkte të tjera - Business Magazine Albania

Dronët e Amazon do të skanojnë shtëpinë tuaj për t’ju shitur produkte të tjera


Droni i shpërndarjes Amazon mund t’ju tregojë nëse duhet të rregulloni çatinë ose ka ardhur koha të ndryshoni plehun e bimëve tuaj.

Ambiciet e Amazon për të ndërtuar një dron për shpërndarjen e produkteve do të kenë një efekt anësor: ata do të krijojnë sasi të paimagjinueshme të dhënash.

Vendndodhja ajrore, të dhënat e hartës, analiza e produkteve të blera janë disa nga të dhënat që mund të përfitohen nga shpërndarja me dron. Amazon tashmë po mendon se si mund t’i kthejë ato në avantazhin e saj.

Lexo: Amazon sapo bëri shpërndarjen e parë me dron

Në një deklaratë të dhënë ditën e Martë, gjigandi online me pakicë i bazuar në Seattle tregon se si “të dhënat e marra rreth një destinacioni mund të hidhen në një sistem kompjuterik dhe më pas të analizohen.”

E thënë thjeshtë. Dronët e Amazon mund të analizojnë shtëpitë e klientëve të saj kur bëjnë dërgesat dhe më pas do të përpiqen t’i shesin atyre produkte dhe shërbime bazuar në atë që “shohin”.

Një shembull që Amazon jep është se ai mund të rekomandojë një shërbim të riparimit të çatisë nëse ai sheh ndonjë problematikë.

“Kompjuterat mund të analizojnë të dhënat dhe të identifikojnë se çatia e lokacionit është në gjendje të keqe dhe ka nevojë për shërbim. Më pas, ata mund të ofrojnë një rekomandim për konsumatorin në lidhje me problematikën që ata kanë pikasur në shtëpinë e tyre.

Lexo: Përse të rinjtë sot nuk blejnë dot një shtëpi?

Gjithashtu një shembull tjetër mund të jetë se pemët e një konsumatori po thahen dhe Amazon mund t’i rekomandojë një pleh tjetër apo prerjen e tyre nëse është e nevojshme.

“Mjetet ajrore pa pilot mund të kapin të dhëna më anën e videove. Kompjuterët mund të shfrytëzojnë teknikat e njohjes së imazhit dhe/ose videos për të identifikuar se pemët kërkojnë shërbim.

Këto rekomandime ose reklama, varet se si ju i shikoni ato mund të dorëzohen me anën e postës elektronike, mesazheve në celular ose me anë të një njoftimi në llogarinë tuaj në Amazon.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0