Elvin Meka: “Edukimi Financiar – ç’të mbjellësh do të korrësh!” - Business Magazine Albania

Elvin Meka: “Edukimi Financiar – ç’të mbjellësh do të korrësh!”


*Shkruar nga Prof. Asoc. Dr. Elvin MEKA, për Revistën Bankieri

Ditët e sotme shihet një vëmendje e shtuar dhe diskutim energjik, në rrafsh global, lidhur me edukimin financiar, ndikimin e tij të thellë në mirëqenien e njerëzve dhe rrugëve që duhen ndjekur, apo mekanizmave që duhen përdorur, për të siguruar një nivel të kënaqshëm të kësaj dijeje. Kjo vëmendje u bë më e theksuar pas krizës së viteve 2007 – 2008, ku bota dhe ne shqiptarët mësuam edhe më shumë mbi një fakt të thjeshtë: nuk mund të jetojmë për një kohë të gjatë përtej mundësive dhe burimeve tona financiare.

Pse ka kaq vlerë edukimi financiar dhe pse kjo dije mbi paranë dhe financat nuk duhet të mbetet pronë e një pjese të qytetarëve dhe publikut? Para se të formulohet një përgjigje vlen të theksohet se, në një analizë vrojtuese të Sallie Mae në SHBA, në Janar 2016, me studentët e kolegjeve të ndryshme të biznesit, u arrit në përfundimin që ata në një pjesë të madhe nuk kishin një kuptim të plotë dhe të qartë mbi mekanizmin e funksionimit të produkteve financiare. Konkretisht, vetëm 31% e tyre iu përgjigjën korrekt tre pyetjeve të bëra nga Sallie Mae, lidhur me huat, pagesën e interesave dhe vlerën në kohë të parasë. Gjithashtu, sipas një studimi të Standard & Poor’s Ratings Group, SHBA në vitin 2015 klasifikohej e 14-ta në botë, me një normë dijesh financiare prej 57%. Nga këto të dhëna mund të pohohet thjesht që edukimi dhe dija financiare nuk mund të jetë një e mirë private, apo e një grupi të caktuar, por duhet të jetë një e mirë për të gjithë, pra një e mirë publike. Vetëm duke u trajtuar si e tillë ajo do ketë mundësi të jetë e arritshme nga shumica apo pjesa dërrmuese e popullatës dhe më e rëndësishmja, do të jetë një kontribuese e drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mirëqenien e njerëzve.

Një qytetar i mirë-edukuar nga pikëpamja financiare rrit shanset për të pasur nesër dhe gjithë kohës nëpër sportelet e bankave më pak klientë të këqij dhe lehtësi më të madhe për të kuptuar dhe ofruar shërbimet e produktet e tyre. Përpos këtyre përfitimeve, shoqëria do të përjetojë më pak probleme sociale, pasi qytetarët e saj do të jenë në gjendje të marrin vendime më të përgjegjshme dhe më të menduara financiarisht. Gjithsesi, këto përfitime që sjell edukimi financiar dhe sukseset e rezultateve të tij, për fat të keq nuk janë të garantuar, por kërkojnë shumë kohë, investime dhe mjaft përkushtim, jo vetëm nga bankat. Thënë ndryshe, edukimi financiar nuk mund të jetë thjesht një çështje e bankave, e në kushte të tilla bankat nuk mund të jenë as aktorët dhe as përfituesit e vetëm të tij. Duhet të jetë e qartë se, jo çdo gjë arrihet me para’ apo bëhet për para’, e për më tepër, të gjithë grupet e interesit duhet të jenë të gatshëm të marrin përsipër kostot respektive, që jo gjithnjë janë të një natyre monetare. Në finale, të gjithë jemi të interesuar për të vjelë gjithë kohës sa më shumë rezultate pozitive nga edukimi financiar, por për të arritur këto duhet rikujtuar çdo ditë dhe në çdo hap aksioma: “Ç’TË MBJELLËSH DO TË KORRËSH!”. Kjo, pasi siç thekson dhe Prof. Annamaria Lusardi e George Washington University: “Të kesh njohuri rreth menaxhimit të parave, buxhetimit dhe financave nuk përbën garanci për sukses në jetë, por injoranca në lidhje me koncepte të tilla shpesh ka një kosto të madhe!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0