Cilat janë profesionet më të përhapura në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Cilat janë profesionet më të përhapura në Shqipëri?


Të kesh një profesion, ndoshta nuk është problemi më i madh që ekziston sot në Shqipëri. Problemi më i madh vazhdon të jetë paga dhe kushtet e punës në të cilët shumë profesione zhvillohen.

Në një anketim të bërë nga INSTAT për vitin 2016, pesë profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë janë:

1-drejtues administrativë dhe komercialë;

2- specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;

3- drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara;

4- specialistë të administrimit dhe biznesit;

5- ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

Ndërsa paga mesatare bruto më e ulët është për këto profesione:

1-prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare;

2-punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë;

3-ndihmës në përgatitjen e ushqimit;

4-punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe të tjera të ngjashme;

5-punonjës të prodhimit të sendeve të imta;

6-punonjës të punëve me dorë (artizanët) të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme.

Për pagën mesatare nuk ka ende asnjë të dhënë në këtë publikim të bërë nga INSTAT tek Anketa e Forcave të Punës për vitin 2016.”

burimi: indeksionline.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0