Këto janë kompanitë më të mira për të punuar nga shtëpia - Business Magazine Albania

Këto janë kompanitë më të mira për të punuar nga shtëpia


FlexJobs, një rrjet kërkimi për punë, i specializuar në telecommuting ose pozicione të pavarura (freelance), ka lançuar listën vjetore të 100 kompanive të para që ofrojnë punë në distancë për këtë vit.

Nga renditjet e këtij viti, ekspertët në FlexJobs kanë parë se puna nga shtëpia po bëhen më e zakonshme: listat e vendeve ku punohet në distancë janë rritur me 11% nga viti 2015 në 2016 dhe me 52% gjatë dy viteve të fundit.

Faktorët si zhvillimi i teknologjisë e kanë bërë shumë më të lehtë për më shumë njerëz të punojnë nga shtëpia.

Përveç kësaj, kompanitë po ofrojnë më shumë mundësi për telecommuting sepse kështu ato zvogëlojnë shpenzimet, përmirësojnë produktivitetin, rritin përfitimet, punësojnë talentet më të mira dhe zvogëlojnë ndikimet negative në mjedisin rrethues.

Disa kompani kanë qenë në listën vjetore dhe më parë. LiveOps, një kompani call center renditet e dyta këtë vit dhe ishte numri një në listën e vitit të kaluar. Amazon është numri tre në listë në 2017-për vitin e dytë me radhë.

Këto janë 10 kompanitë e përzgjedhura nga BusinessMag. Listën e plotë e gjeni në FlexJobs.

Nëse dëshironi të punoni nga shtëpia ose të krijoni pak më shumë fleksibilitet ju sugjerojmë listën e mëposhtme:

1. Appen

2. LiveOps

3. Amazon

4. TeleTech

5. VIPKID

6. LanguageLine Solutions

7. Working Solutions

8. Kelly Services

9. Sutherland Global

/RealSimple

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0