Teknologjia dhe fëmijët: Ja cila është arsyeja pse fëmijët nuk duhet t'i përdorin pajisjet teknologjike - Business Magazine Albania

Teknologjia dhe fëmijët: Ja cila është arsyeja pse fëmijët nuk duhet t’i përdorin pajisjet teknologjike


Nëse një fëmijë i vogël kalon shumë kohë duke luajtur në celular apo tablet, mund të ketë vonesa në të folur, paralajmëron një studim i ri.

Studimi që do të prezantohet në “Pediatric Academic Societies meeting” në San Francisco, thotë se një fëmijë shpenzon mesatarisht 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël dhe rreziku për vonesa në të folur rritet me 50%.

Ata kanë studiuar 894 fëmijë të moshave 6 muajsh deri në 2 vjeç në Toronto, për një periudhë 3-vjeçare. Në kontrollin e 18 muajshit, 20 % e fëmijëve kalonin 28 minuta në ditë me këto pajisje, sipas prindërve të tyre.

Në studim nuk kishte lidhje të tjera të dukshme mes kohës së qëndrimit në ekran dhe vonesave të tjera në komunikim përfshi ndërveprimet shoqërore apo gjuhën e trupit.

Dr. Catherine Birken, autorja e studimit thotë se pavarësisht këshillave të ndryshme se sa kohë duhet të rrijë një fëmijë para ekranit, “ne besojmë se përdorimi i smartphone dhe tabletëve është bërë mëse i zakonshëm në jetën e tyre dhe kjo nuk ndikon pozitivisht tek fëmijët e vegjël”.

Ajo mbështet rekomandimet e fundit të “American Academy of Pediatrics” që të ndalohet përdorimi i tyre nën moshën 18 muajshe. Megjithatë studimi thotë se nuk ka prova direkte të shkakut dhe efekteve pasi këto do të jenë objekt studimi në të ardhmen.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0