Me këtë sisitem të ri të implemetuar në makinën tuaj, nuk do të jetë nevoja të merrni smartphone-nin me vete.
Një vit pasi Google nxiti këtë ide, sistemet e brendshme të makinave me Android po bëhen realitet.
Integrimi i plotë i Android është një hap përtej Android Auto, ku përdoruesit mund të projektojnë versione specifike të aplikacioneve të makinave (si Hartat) me një pult, që drejton disa programe të ndryshme. Tani Android e fuqizon të gjithë sistemin.
Dy markat e para të makinave që do të përdorin këtë sistem janë Audi dhe Volvo.
Integrimi i thellë i Android do të thotë më shumë karakteristika të Android-it, siç është asistenti i aktivizuar me zë i Google. Ju gjithashtu mund të përdorni zërin tuaj për të kontrolluar opsionet si ajrin e kondicionuar dhe “tavanin” e lëvizshëm të makinës.
Marrëveshja me markat Audi dhe Volvo e çon Android një hap më para konkurrentit Apple në sistemin e lidhur me makinën. Edhe pse Apple ka CarPlay, i cili konkurron direkt me Android Auto, nuk ka plane të deklaruara për sistemet e brendshme të makinave që përdorin iOS.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
