iPhone i ri i Apple mund të mos jetë gati për t’u lançuar në Shtator - Business Magazine Albania

iPhone i ri i Apple mund të mos jetë gati për t’u lançuar në Shtator


Ja cila është gjendja aktuale e “thashethemeve” për iPhone: Apple pritet të lançojë tre modele iPhone këtë vjeshtë. Dy janë pasardhës të iPhone-ëve të tanishëm 7 dhe iPhone 7 Plus, por një model do të rimodelohet krejtësisht dhe mund të kushtojë rreth 1.000 $.

Ky i fundit është telefoni që dashamirësit e Apple ndoshta do të duan – “10 vjetori” i iPhone, me një ekran më të mirë “OLED”, sensorë për gjurmët e gishtave të ridizenjuara dhe teknologji të tjera të mundshme që nuk thuhen ende.

Por tani thuhet se do shtyhet lançimi më vonë se Shtatori. Zinxhirët e shumtë të furnizimit kohët e fundit kanë thënë se besojnë që prodhimi i “OLED” iPhone nuk do fillojë deri në Shtator, i cili sugjeron se iPhone “8” i fundit nuk do mund të dalë në shitje në Shtator, siç ka qenë rasti për vite me radhë.

Apple tradicionalisht ka nevojë për muaj prodhimi për të akomoduar kushtet e kërkesës për  iPhone-ët e saj të rinj, të cilat mund të shesin miliona që në fundjavën e parë të disponueshmërisë.

Herën e fundit që Apple lançoi një iPhone jashtë muajit Shtator ishte viti 2011, kur u lançua iPhone 4S në Tetor.

Ja se çfarë mendojmë se dimë rreth “OLED iPhone”, të cilën analistët e kanë quajtur “iPhone 8” ose “iPhone X.”

  • Do jenë 3 modele të rinj të iPhone dhe të tre mund të karikohen me wireless.
  • iPhone më i fundit, me një ekran “OLED” në të zezë, mund të ketë një shtresë të jashtme të përbërë nga “çelik i falsifikuar” dhe një pjesë prej qelqi.
  • Butoni Home dhe sensorët e gjurmëve të gishtave mund të jenë ndërtuar në dhe nën një ekran edge-to-edge në modelin e fundit.
  • Do jetë e pajisur me një kamera me lente të dyfishta, si në iPhone 7 Plus.
  • Gjithashtu do jetë e pranishme një teknologji 3D që do mundësojë “njohjen e disa prej formave të fytyrës dhe gjesteve.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0