Ky website i ri është Facebook-u i shkencëtarëve - Business Magazine Albania

Ky website i ri është Facebook-u i shkencëtarëve


ResearchGate, kërkimi i së vërtetës është në qendër të gjithçkaje që ky rrjet social bën. Ajo është quajtur një platformë “Facebook-style” për shkencëtarët pasi është një vend ku ata mund të vijnë për të ndarë dhe për të diskutuar studimet që ata janë duke bërë dhe mund të lidhen me ekspertë të tjerë në fushën e tyre.

Njoftimi që u bë ditën e Martë tregoi se website-i ka patur një rritje në vlerë në 52.6 milionë $ duke përjetuar një rritje mjaft të shëndetshme, raporton New York Times.

Mbi 12 milionë njerëz tani përdorin ResearchGate, e cila përmban punën e studiuesve, duke përfshirë 56 nobelistë.

Përveç ndarjes dhe diskutimit të studimeve akademike, njerëzit që përdorin ResearchGate mund të përfitojnë të njëjtat gjëra që rrjetet e mediave sociale zakonisht i japin përdoruesve të tyre si psh. lidhjet sociale me individë apo ekspozimin publik të mendimeve dhe ideve apo në këtë rast të hulumtimeve.

Këto ditë, hulumtuesit ngarkojnë rreth 2.5 milionë dokumente në faqen e internetit çdo muaj – kjo është e njëjta sasi e hulumtimit që është ngarkuar në faqen e internetit në mes të viteve 2008 dhe 2012.

Kjo rritje e madhe duket që do të vijë së bashku me një tendencë në komunitetin shkencor për të përqafuar rrjetin e gjerë të internetit në përpjekjet për të ndarë dhe për të diskutuar hulumtime të ndryshme.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0