Gjatë një ore, një mulli ere i vetëm mund të furnizojë një tren që udhëton me 120 milje/orë. Sipas NS dhe ENECO, kjo i mundëson 600.000 udhëtarëve të trenave të udhëtojnë çdo ditë pa gjeneruar emëtime.
NS dhe ENECO filluan të punojnë për këtë projekt në vitin 2015 dhe zhvilluan 75% të trenave që përdorin energjinë e erës vitin e kaluar.
Hollanda nuk është i vetmi vend europian në përpjekje për të zbutur ndikimin mjedisor të sistemeve të saj të tranzitit. Gjermania ka në plan të prodhojë një tren që furnizohet me hidrogjen këtë viti. Ideja ka qenë edhe për shtrirjen e saj në SH.B.A., një vend të cilit i mungojnë rrugë të gjera për tren pasagjerësh.
Kalifornia planifikon të përdorë energjinë e rinovueshme për hekurudhat e saj të ardhshme, por projekti me vlerë 64 miliardë $ ka hasur në pengesa të shumta që kur ajo është miratuar nga legjislatura e shtetit në vitin 2012.
Burimi: mentalfloss.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.