4 mënyrat si njerëzit e pasur mendojnë për veten - Business Magazine Albania

4 mënyrat si njerëzit e pasur mendojnë për veten


Këto janë 4 mënyrat se si njerëzit e suksesshëm mendojnë për veten. Këto modele mendimi zakonisht i kanë shtyrë ata drejt suksesit.

1. Ata kanë një koncept të lartë për veten.

Nëse dëshiron të jesh i pasur, ti duhet të mendosh që i je i aftë të pasurohesh. Vishu njësoj si për punën që do të doje të kishe dhe mendoje veten si personin që do të doje të ishe, spese në momentin që krijoni një koncept për veten, ju gjithmonë do të veproni në përputhje me të.

2. Ata nuk janë të mbyllur në vetvete.

Mbyllja në vetvete mund të jetë pengesa më e madhe për të përmirësuar performancën tuaj. Nëse bëheni më të hapur atëherë do të jetë më e lehtë për ju të arrini dhe të fitoni atë që doni.

3. Ata gjithmonë mendojnë pozitivisht.

E vetmja mënyrë për t’u përmirësuar në pjesën e jashtme është duke ndryshuar mendimin që keni për aftësitë tuaja, prandaj sigurohuni që gjithmonë të zhvilloni zakone pozitive duke menduar që çdo gjë është e mundur.

4. Ata kanë një ideal të lartë për veten.

Mos lejo që versioni jot më i mirë të jetë mediokër. Mos u mjafto me pak. Ji ambicioz për potencialin tënd – për ato që mund të fitosh, ku mund të shkosh dhe njeriun që mund të bëhesh.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0