E vetmja gjë që kanë të përbashkët milionerët - Business Magazine Albania

E vetmja gjë që kanë të përbashkët milionerët


 

Çfarë mund të kenë të përbashkët milionerët e bërë vet?

Përgjigjia është: Shumica prej tyre krijojnë buxhete.

Karakteristika të përbashkëta të milionerëve:

• Milionerët jetojnë duke kursyer.

• Ata ngasin makina të përdorura.

• Ata jetojnë në shtëpi të vogla të cilat mund t’i përballojnë, sidomos ndërkohë që ata janë duke u rritur nga ana ekonomike.

• Shumica e komshinjëve të tyre nuk janë milionerë.

• Shumica prej tyre nuk kanë trashëguar asgjë nga familja.

• Pothuajse  gjysma nuk ka marrë asnjë para nga familja për të paguar shkollimin.

• Milionerët e bërë vetë kanë gra kursimtare.

• Milionerët janë pronarë biznesesh. Disa prej tyre kanë një punë me kohë të plotë plus biznesit, ndërsa të tjerët janë pronarë biznesi me kohë të plotë.

• Kryesisht ata zotërojnë biznese “të mërzitshm.”

• Fusha në të cilën ata shpenzojnë më shumë para është edukimi i fëmijëve.

Buxheti i Milionerëve

Pjesa më e madh e milionerëve të bërë vet krijojnë një buxhet dhe masin çdo shpenzim. Ata e dinë sa para harxhojnë për ushqimet, gazin dhe çdo shërbim tjetër.

Autori thotë:

“Planifikimi dhe kontrolli i konsumit janë faktorët kryesorë të grumbullimit të pasurisë… Të drejtosh familjen pa një buxhet është njësoj si të menaxhosh biznesin pa patur një plan, qëllime dhe pa një drejtim.”

Këto të dhëna janë marrë në librin e financave personale “The Millionaire Next Door”.

/TheBalance.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0