Për çfarë nuk shpenzojnë njerëzit e pasur? - Business Magazine Albania

Për çfarë nuk shpenzojnë njerëzit e pasur?


Të gjithë ndihemi fajtor për gjërat e shtrenjta që kemi blerë të cilat tashmë nuk na nevojiten. Shumica e njerëzve të suksesshëm financiarisht nuk bëjnë gabime të tilla. Madje ky është një nga sekretet e suksesit të tyre.

Njerëzit e suksesshëm kanë zakone të mira të të shpenzuarit. Ata nuk i harxhojnë paratë për blerje të momentit, pagesa të panevojshme apo kapardisje të tepërta.

BusinessMag Albania ka përzgjedhur për ju 3 gjëra për të cilat njerëzit e pasur zor se mund të shpenzojnë:

Bileta lotarie

Nëse vërtet doni të pasuroheni, mos luani në lotari. Kjo është një mënyrë e sigurt për t’i shpenzuar paratë shpejt dhe njerëzit e pasur e dinë se duke luajtuar kumar ti thjesht ke për të humbur. Mundësia për të fituar çmimin e madh në Bingo është 1 në 3 milionë. Ky probabilitet nuk është në favorin tënd.

Le të bëjmë një llogari të thjesht:

Një biletë Bingo kushton 2 dollarë. Mund të duket pak, por nëse luani dy herë në javë për një vit – madje të bleni dhe më shumë se një biletë – ju po shpenzoni më shumë se 400 dollarë nga xhepi juaj.

Sipas studimeve të shumta thuhet se “ju keni më shumë shanse t’iu shtypë një avion që po bie se sa të fitoni lotarinë.” Njerëzit e pasur bëjnë një zgjedhje më logjike duke i investuar paratë e tyre për qëllime të tjera. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju.

Blerje të momentit

per-cfare-nuk-shpenzojne-njerezit-e-pasur-businessmag

A iu ka ndodhur të shkoni në dyqan për të blerë vetëm diçka që iu nevojitej por keni dalë nga dyqani me një karrocë me qese të mbushura plot? Sigurisht që iu ka ndodhur! Ndoshta ishin uljet e sezoni dhe iu përfituat duke blerë ato këpucët që gjithmonë i keni pëlqyer. Sidoqoftë, pavarsisht arsyes kjo praktikë të bleri nuk ndodh me njerëzit e pasur.

Njerëzit e suksesshëm planifikojnë çdo gjë dhe blerjet e momenteti nuk janë pjesë e planeve të tyre. Nëse doni ta kufizoni këtë sjellje, tregohuni më të kujdesshëm me paratë tuaja.

Marka të famshme

per-cfare-nuk-shpenzojne-njerezit-e-pasur-businessmag

Ju mund të shihni emra stilistësh në tapetine kuq, por shumë njerëz të pasur nuk zgjedhin stilistë të famshëm për çdo blerje që bëjnë. Edhe pse ata kanë para me shumicë për t’u mburrur me veshje luksoze, ata e kuptojnë që kjo nuk është gjithmonë e nevojshme.

“Njerëzit e suksesshëm financiarisht i krahasojnë dyqanet dhe e kuptojnë rëndësinë e cilësisë dhe kostos. Ata mund të blejnë produkte më të lira apo produktet më të shtrenjta në një dyqan të lirë në mënyrë që të bëjnë blerjen më të zgjuar financiarisht.”

Përpara së të bleni xhinset 100 dollarë të X stilisti, ndaloni dhe pyeteni veten nëse ia vlen si investim – apo një palë xhinse Zara do të dukeshin më mirë?

Gjithmonë bëni blerje të zgjuara dhe mos harroni buxhetin dhe qëllimet financiare që keni.

/Aol.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0