“Zakonisht si gjithë kulturat e tjera, toka duhet përgatitur një vit përpara me pleh organik dhe nuk përdoret asnjë lloj plehu kimik. Gjithçka është bio. Të gjithë shërbimet e punët i ka me krahë. Kërkon nga 25 deri në 30 kuintal pleh organik për dynym,” shprehet Nexhipi.
Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së lules magjike me vlera të mëdha ushqimore por edhe tregtare. Një kilogram produkt shkon deri në 6 mijë euro, duke ruajtur cilësinë e parë për të cilën kompania ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar.
“Kompania është e liçensuar në bazë të procedurave të ACCP, që nënkupton siguri të lartë ushqimore gjatë gjithë fazave të përpunimit,” tha Nexhipi.
Shafrani kërkon vëmendje, kujdes dhe tokë të përzgjedhur. Familja Elezi i është përshtatur bimës pasi, siç thotë Nexhipi të kultivosh shafran është me leverdi edhe pse nuk kanë pasur asnjë nxitje nga shteti.
“Për këtë sipërfaqe që kemi sot, është viti i dytë. Ja vlen, por kjo kërkon edhe toka të përshtatshme. Jo në çdo sipërfaqe mbillet. Filimisht nuk e dinim, por më pas na thanë se ka subvencion për shafran, por duke parë sipërfaqen e vogël dhe subvencionin e shtetit, nuk kishim inters të bënim letrat fare,” tha Nexhip Elezi.
Largohemi nga ara me shafran në kodrën e përqafuar nga dielli për të kaluar në fazën tjetër, në laborator ku përpununohet dhe paketohet për tregun e huaj. Punëtorët, me kujdes të jashtëzakonshëm, ndajnë pistilin nga lulja e më pas e thajnë në një furrë të vogël për të kaluar në konservim për një muaj. Pjesën e dytë, por jo më pak të rëndësishme për të garantuar cilësinë, e ka merak vëllai tjetër i familjes Elezi, Dervishi. Ai na tregon se shafrani pasi mblidhet kërkon respektim të të gjitha fazave për të garantuar vlerat e tij dhe firma ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar ISO .
“Certifikimi ndërkombëtar është në përgjithësi në dëshirë të kompanive, por duke pasur detyrë themelore cilësinë e produktit kemi kërkuar që të bëjmë edhe certifikimin kombëtar, sipas procedurës ushqimore dhe e kemi realizuar këtë. Tani jemi në vitin e tretë si kompani e certifikuar me standardin ISO,” thotë Dervishi.
Ai shpjegon se shafrani nuk ka lidhje me atë që quhet rëndom “shafrani i Indisë” ose kurkuma.
“Nuk është shafrani i Indisë, Shafrani është, pikërisht, kjo lule me këto pistile të kuq, të cilët veçohen dhe produkti është pistili në ngjyrë të kuqe. Kurkuma është një produkt tjetër, i një rrënje që thahet, bluhet ka vlerat e veta, por është tjetër nga shafrani shqiptar,” përfundoi Dervishi.
Arsyeja pse kjo bimë nuk është shpërndarë në të tjera ferma është se kompania që kërkon shafranin ka si kusht të ruajë të njëjtën markë, cilësinë e parë dhe të ketë të garantuar tregun e shafranit si produkt organik dhe pa asnjë shtesë kimike. Por nuk do të jetë e largët dita ku Dumreja do të kthejë sytë nga erëza magjike me vlera të mëdha ushqimore, shafrani, që tashmë është kthyer në markë “Zafferano di Dumre”.
burimi: reporter.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.