Ja çfarë duhet të bëni kur doni t'iu kthehen paratë për një aplikacion të blerë - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni kur doni t’iu kthehen paratë për një aplikacion të blerë


Të gjithëve na ka ndodhur që të bëjmë blerje të gabuara online. Me sende fizike, ne marrim paratë mbrapsht për një blerje të gabuar thjesht duke e kthyer produktin mbrapsht në dyqan.

Por si mund të kthejmë një produkt dixhital.

Më poshtë është shpjeguar sesi të merrni paratë mbrapsht për një aplikacion që keni blerë.

Aplikacionin mund ta keni blerë gabimisht ose ndoshta pas blerjes aplikacioni nuk ka funksionuar siç keni dashur ju, ose ndoshta keni paguar për pagesa brenda aplikacioneve që s’keni dashur.

Ju mund të merrni paratë mbrapsht brenda dy orësh që keni bërë blerjen duke ndjekur këto hapa:

1.Hapni Google Play Store

2.Shtypni mbi tre vijat horizontale në të majtë lart për të hapur menunë

3.Zgjidhni Account>Order History

4.Gjeni aplikacionin që doni të çinstaloni dhe paratë tuaja do të kthehen

5.Ju do të merrni një e-mail ku ju tregohet për kthimin e parave.

Nëse kanë kaluar më shumë se 2 orë po prapë brenda 48 orëve të blerjes, atehere ju mund t’i merrni paratë mbrapsht ndërmjet browserit tuaj. Sigurohuni që jeni futur në llogarinë e Google dhe klikoni mbi këtë LINK ku duhet të plotësoni një formular.
Nëse kanë kaluar më shumë se dy ditë atëherë duhet të shkoni drejt e te zhvilluesi e të kërkoni një kthim parash.

1.Hapni Google Play Store

2.Shtypni mbi tre vijat horizontale në të majtë lart për të hapur menunë

3.Zgjidhni Account>Order History

4.Gjeni aplikacionin që doni të çinstaloni dhe shtypni View

5.Zbrisni poshtë në seksionin e Developer në fund dhe zgjidhni Send E-mail

6.Shpejgoni se pse doni një kthim parash

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0