Ky truk do iu bëjë të mos harroni emrin e askujt - Business Magazine Albania

Ky truk do iu bëjë të mos harroni emrin e askujt


Çfarë e bën të mbash mend emrin e dikujt kaq të vështirë? Zakonisht është për shkak se ju jeni të fokusuar në një milionë pjesë të ndryshme të informacionit në të njëjtën kohë. Jeni duke menduar për atë që do të thoni, se si do t’i përgjigjeni asaj që të tjerët do t’iu thonë. Ju jeni të vetëdijshëm për njerëzit e tjerë rreth jush, ndoshta edhe se çfarë ata po thonë. Ju me pavetëdije (ose me vetëdije) jeni duke analizuar atë që njerëzit kanë veshur, atë që ju keni veshur, mënyra sesi ata flasin, mënyra sesi ju flisni – ju jeni duke i mbledhur dhe po i analizoni të gjitha. Pra, kur dikush të thotë emrin e tij apo të saj, ju e humbisni atë.

Ajo që do ndaj me ju këtu është që gjithmonë, gjithmonë pyesni njerëzit që të përsërisin emrin e tyre.

Si shtrëngoni dorën e saj, pyeteni përsëri për t’u sqaruar. “Sarah?”

Ajo do t’a thotë përsëri, “Yup, Sarah.”

“E kuptova. Kënaqësi që u njohëm, Sara.”

Ju keni dëgjuar tashmë emrin e saj në një total prej katër herësh: herën e parë kur ajo e tha, me tre herë të përsëritura më pas. Tani është ngulitur diku në kujtesën tuaj afat-shkurtër.

Por sa më shumë që ne duam që kjo kujtesë afatshkurtër të na zgjasë pjesën tjetër të pasdites, ose pjesën e mbetur të natës, shpesh dështon – nuk ndryshon nga fakti kur ulemi në kompjuterat tanë, regjistrohemi në një website të ri, dhe themi se nuk ka asnjë shans që ne ndoshta mund të harrojmë login-in dhe fjalëkalimin që sapo kemi krijuar. Dhe pastaj pa dyshim, ditën tjetër, ne jemi duke shtypur butonin “rivendosni fjalëkalimin”, sepse nuk e mbajtëm dot mend.

Mënyra si të veprojmë me këto dështime afatshkurtra të kujtesës është që t’i shkruajmë gjërat. Ne të gjithë kemi pafund dokumente në kompjuterat tanë ku janë të listuara të gjitha loginet dhe fjalëkalimet e ndryshme. Kështu që m’u përgjigjni për këtë :

Kur takoni dikë të ri, pse nuk e shkruani emrin e tyre diku?

Ne harrojmë se të gjithë kemi mini kompjutera në xhepat tonë tani. Ne harrojmë se të nxjerrim telefonin tonë për t’iu përgjigjur shpejt një mesazhi është plotësisht e përshtatshme në shoqërinë tonë. Ne harrojmë se të gjithë smartphone-at tanë kanë një Notepad.

Kështu që shkruajeni diku emrin e tyre.

Ky është truku im dhe unë e përdor atë kudo që shkoj. A takova menaxherin e restorantit ku më pëlqen shumë të shkoj? E shënoj në Notepad-in e telefonit tim, “Menaxheri i Restorantit, Soho House, Bob.” A takova dikë që e kam parë përreth zonës disa herë? “West Loop Guy, flokë të shkurtër, gjithmonë vesh xhinse, Jimi.” A takova një vajzë që mund ose jo t’a ftoj për të dalë në të ardhmen? “Bjondja e lezetshme, ka studiuar në Londër, nga Arizona, Alyssa.”

Nëse mendoj se do t’a shoh atë person përsëri, unë e shkruaj emrin e tij. Dhe mund t’ju them se sa herë kam ecur në një vend tre muaj më vonë, kam parë dikë të njohur dhe kam kërkuar në telefonin tim për emrin e tyre, vetëm që ata të më përgjigjen “Wow! Nuk mund t’a besoj që e mbani mend emrin tim! “

Ne jemi në një epokë ku shumë nga ajo që duhet të kujtojmë mund të arrihet nëpërmjet internetit. Nuk iu kujtohet diçka? Kërkoje në Google atë. Nuk e mbani mend se si të shkoni diku? Vendose në hartën tënde. Nuk mund të mbani mend një numër telefoni? Kontrolloni librin tuaj të adresave. Pra, pse të mos zbatoni të njëjtën logjikë për të kujtuar emrat e njerëzve?

Shkoni bëni një shënim në telefonin tuaj. Provojeni.

Ju do të habiteni se sa herë do të kërkoni aty për emrin e dikujt.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0