Ky startup ka kapur syrin dhe vëmendjen e këngëtares kur ai filloi të prodhonte bluza dhe postera për tour-in e saj “Formation World Tour” në fillim të këtij viti.
Brenda disa javësh, Mbretëresha Bey vendosi të bashkohet me financimin e këtij aplikacioni.
Megjithëse kjo nuk është një shumë e madhe parash – sidomos në raport me vlerën neto të pasurisë së Beyonce – publiciteti i fuqishëm që ky yll i sjell, ka padyshim shumë më tepër vlerë. CEO Eric Jones tregon se kompania donte që turneu i Beyonce të përqendrohej më shumë në teknologji dhe i pëlqente idea e “një fillimi të vogël të aplikacionit duke bërë turneu më të madh në botë”.
Ky investim e vendosi yllin e muzikës midis muzikantëve të tjerë si Linkin Park, Snoop Dogg, Ashton Kutcher dhe Will.I.am të cilët konsiderohen ‘si ndriçues të famshëm të botës së teknologjisë.”
Por ky nuk është investrimi i parë për Beyonce; ajo ka mbështetur më parë një startup për lëngje me shije shalqiu si dhe dietën për t’u ushqyer në 22 ditë.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.