Mos u shqetësoni, kjo paisje do t’iu ndihmojë të gjeni çdo gjë.
Quhet IKON. Përdoruesit mund të vendosin një ndjekës në çdo send, për shembull në portofol, te çelësat apo në paisjet elektronike.
Njdekësi lidhet me smartphone-in me bluetooth.
Aplikacioni IKON do t’i tregojë përdoruesit se ku ndodhet objekti që ai po kërkon, në një hapësirë prej 70 metrash.
Ai gjithashtu mund të përdoret në një mënyrë tjetër. Në momentin që ju klikoni dy herë mbi ndjekësin, telefoni i lidhur me të lëshon tinguj në mënyrë që ju t’a gjeni.
Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë një barrierë gjeografike, në mënyrë që aplikacioni t’i kujtojë për sendet që keni harruar mbrapa.
Porositë e IKON kanë filluar dhe ky produkt kushton vetëm 26$.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto