Makina e re elektrike e Volkswagen karikohet shpejt dhe kushton më pak - Business Magazine Albania

Makina e re elektrike e Volkswagen karikohet shpejt dhe kushton më pak


Njerëzit gjithmonë hezitojnë të blejnë makina plotësisht elektrike për 2 arsye: duhen karikuar shpesh dhe kanë çmim të lartë krahasuar me modelet tradicionale.

Duke marrë parasysh këto, kompania ka planifikuar të prodhojë një makinë të re elektrike, e cila mund të karikohet për vetëm 15 min dhe të kushtojë më pak se automjetet që punojnë me lëndë djegëse.

Matthias Müller, CEO i Volkswagen tha se makina e re mund të udhëtojë deri në 500 km duke e karikuar vetëm një herë dhe mendohet të lançohet në vitin 2025. Gjatësia e udhëtimit, koha që duhet për t’u karikuar si edhe mundësia për të siguruar mbushësit e përshtatshëm janë disa nga sfidat me të cilat përballen tani prodhuesit e automjeteve elektrike.

Volkswagen tha se projekti i plotë përfshinte dhe prodhimin e një furgoni të vogël mallrash  dhe të një veture të madhe luksoze.

Makina-e-re-elektrike-e-Volkswagen-karikohet-shpejt-dhe-kushton-më-pak-business-magMakina-e-re-elektrike-e-Volkswagen-karikohet-shpejt-dhe-kushton-më-pak-business-mag

Burimi: acp.al 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0