Çfarë ka “harruar” Apple të thotë? - Business Magazine Albania

Çfarë ka “harruar” Apple të thotë?


Apple ka bërë një reklamë të mrekullueshme për tre produktet e saj që paraqiti të mërkurën: iPhone 7, 7 Plus dhe Apple Watch 2 vetëm se ka ‘harruar’ të thotë disa gjëra:

 1. Jet Black, apo ngjyra e zezë sterrë e re e iPhone 7 do të ofrohet vetëm për dy modele të memories.

Ngjyra e re e prezantuar për iPhone nga Apple, e cila është edhe më e kërkuara do të ofrohet vetëm për memoriet 128GB dhe 256GB. Modeli 32GB nuk e përfshin atë. Kjo do të thotë se do t’ju duhet të paguani 749 dollarë (128GB) ose 849 dollarë (256GB) që të mund të merrni iPhone në ngjyrë të zezë.

   cfare-ka-harruar-apple-te-thote-businessmag

2. Nuk ka zmadhim të ndërmjetëm.

Cilësia me dy kamera e iPhone 7 u vlerësua si shumë e mirë, pasi mund t’i zmadhojë fotot deri në 2 herë më shumë pa e humbur kualitetin. Por nuk ekziston një opsion i tillë zmadhimi si 1.5 apo diçka tjetër ndërmjet 1 dhe 2, pasi këto janë mundësitë e vetme.

cfare-ka-harruar-apple-te-thote-businessmag

 3. Jo karikim i shpejtë

Pothuajse çdo telefon i mirë Android mund të karikohet shpejt falë procesorit Qualcomm Snapdragon. Ndërkohë Apple nuk e ka përmendur këtë opsion për celularin e saj.

4. Nuk mund të dëgjoni muzikë dhe ta karikoni celularin njëkohësisht, vetëm nëse..

Pasi Apple hoqi folenë e kufjeve tek iPhoni i ri, ajo ka ofruar një aksesor ndihmës që kushton 40 dollarë, i cili mundëson karikimin dhe vendosjen e kufjeve njëkohësisht në të.

     cfare-ka-harruar-apple-te-thote-businessmag

 5. AirPods nuk janë rezistente ndaj ujit

Kufjet 159 dollarë me wireless të Apple nuk do të mund t’i përdorni gjatë sportit, as në pishinë, pasi nuk kanë mbrojtje ndaj depërtimit të ujit.

cfare-ka-harruar-apple-te-thote-businessmag

 

6. Sa kushton Apple Watch Ceramic ?

Modeli më i bukur i Apple Watch 2 është gjithashtu edhe më rezistenti dhe përbëhet nga qeramika. Por e dini sa duhet të paguani për të pasur një të tillë ? Plot 1,249 dollarë !!

cfare-ka-harruar-apple-te-thote-businessmag 
 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0