Stina.al – Njihuni me portalin më të ri E-commerce në Shqipëri

Stina.al – Njihuni me portalin më të ri E-commerce në Shqipëri


 

Përse Stina.al?

Kur pyetëm themeluesit e këtij startup-i, për zanafillën e emrit, përgjigja ishte se nuk ishte aspak e lehtë për të arritur këtu. Një pjesë e madhe e domain-eve në internet të lidhura me e-commerce apo shitjet online ishin të zëna.

Megjithatë, emri i përzgjedhur ka një domethënie dhe lidhje të drejtpërdrejtë me gamën e produkteve dhe tipin e përvojës që kjo markë e re ofron…

Produktet që ofrohen janë kryesisht ne sektorin e veshmbathjeve, këpucëve, aksesorëve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Tek Stina.al cilido, qoftë i rritur në moshë të re apo të vogël, mund të ndryshojë garderobën e vet së bashku me ndryshimin e stinës. Pra, ka larmi produktesh të prezantuara në koleksionet plot stil të markave FLO, LTB, Elle dhe Penti.

Numri i këtyre markave pritet të rritet në të ardhmen dhe për këtë është menduar duke përgatitur një portal e-commerce me një system menaxhimi fleksibël.

Nëse do të futeshim të klikonim tek www.stina.al mund të shohim se website prezantohet me pastërti dhe ofron thjeshtësi në navigim për përdoruesit. Mund të vihet re, se pavarësisht se nga cili ekran apo pajisje e viziton website, paraqitja vizuale është optimale. Edhe ne, si vizitorë për herë të parë, arritëm të orientoheshim pa problem drejt proçesit të porosisë online.

Për ta përshkruar shkurtimisht, cikli i plotë i proçesit ishte:

1 – Zgjidh produktin me opsionet e dëshiruara të masës dhe ngjyrës së preferuar

2 – Shtoje në shportë

3 – Shko tek shporta për ta porositur dhe kërko të përfundosh porosinë

4 – Në këtë hap kërkohet të plotësosh të dhënat e kontaktit në një formë të shkurtër.

5 – Përfundo porosinë duke krijuar një llogari ose dhe pa krijuar llogari.

Pas kësaj personeli i stina.al do të vihet në kontakt me ju për t’jua sjellë porosinë aty ku ju dëshironi, duke proceduar me pagesën cash në momentin e dorëzimit.

Në bisedë me menaxherët e portalit, mbi formën e pagesës, ata kanë vendosur të fillojnë vetëm me këtë opsion dhe në periudhën në vazhdim duke mbledhur feedback nga konsumatorët do të ndjekin hapat për t’ju përgjigjur me menyra të tjera proçesimi pagese.

Nga ana e stafit të Business Magazine Albania, i urojmë suksese në këtë rrugë të sapo nisur këtij startup-i në fushën e shitjeve online.

Në bazë të statistikave globale shitjet online, tregtia e-commerce, do të njohin veç rritje në vitet në vazhdim. Edhe të dhënat e shitjve online në Shqipëri flasin për progres po ashtu, kjo bazuar edhe nga intervistat mbi E-commerce në Shqipëri, që kemi marre para disa kohësh në numrin e Nëntorit të Business Magazine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0