Mjetet që nevojiten për të hartuar një plan biznesi për startup-e dhe biznese të vogla - Business Magazine Albania

Mjetet që nevojiten për të hartuar një plan biznesi për startup-e dhe biznese të vogla


Keni një ide biznesi që ‘godet’? Një plan biznesi i tillë mund t’ju ndihmojë t’a ktheni atë në një biznes të suksesshëm. Krijimi i një plani të mirë-hartuar biznesi nuk është detyrë e lehtë. Nuk duhet vetëm ideja, por edhe të keni një kuptim të thellë të aspekteve të ndryshme të drejtimit të një biznesi – edhe para se të filloni një të tillë. Të përfytyrosh sesi t’a bësh këtë si duhet është mjaft e vështirë, por ka disa mjete në dispozicion për t’a bërë këtë detyrë  pak më të lehtë për të qenë sipërmarrës. Në vend që t’a filloni nga e para, këtu janë nje koleksion template-sh, software, aplikacione dhe sherbime për t’iu ndihmuar të filloni një biznes në rrugën e drejtë me një plan biznesi profesional.

Template për plan biznesi

Këto template iu tregojnë ekzaktësisht si duhet të ngjajë nje plan biznesi dhe çfarë duhet për çdo seksion. Ju mund t’i gjeni ato si shembuj që shkarkohen dhe mund t’i kopjoni dhe modifikoni të përshtatura për biznesin tuaj, ose si plotësoni vendet bosh ose format pyetje-përgjigje. Ka edhe lloje të ndryshme të planeve të biznesit: planet e thjeshta të biznesit që mbulojnë gjërat e domosdoshme, ato të plota që mbulojnë çdo aspekt të një biznesi, dhe ato të projektuara për një qëllim të veçantë, të tilla si për të ngritur fonde apo për të gjetur partnerë  biznesi. Këtu janë disa template për plane biznesi që ia vlejnë.

The $100 Startup një plan biznes me një faqe. Një plan biznesi me një faqe merr bujë duke krijuar një plan biznesi me vetëm bazat e asaj që biznesi juaj ka të bëjë dhe si keni ndërmend për të përmbushur qëllimet e saj. Mendoni për të sikur po e shkruani biznesin tuaj në një pecetë, por me një qëllim. Ky është një template mjaft i thjeshtë, duhet vetëm t’iu përgjigjesh disa pyetjeve si: “Çfarë do të shesësh?” “Çfarë do të ngarkosh?” dhe “Si do të mësojnë klientët në lidhje me biznesin tuaj?” me disa fjali dhe jeni mjaft mirë për të vazhduar.

Template SCORE . SCORE  ka një koleksion të template-ve të planeve të biznesit në PDF dhe Word pa pagesë për startup-et, bizneset e vendosura dhe madje edhe organizatat jofitimprurëse. Organizata gjithashtu ofron lloje të tjera të burimeve të planifikimit të biznesit dhe template, të tilla si parashikimet financiare, hulumtimi i tregut, parashikimet e shitjeve, analizat SWOT dhe shumë më shumë. Pasi plani i biznesit tuaj është  përfunduar, ju mund të takoheni me një këshilltar të SCORE për feedback dhe udhëzime.

Bplans.com. Po kërkoni për shembuj falas planesh biznesi? Bplans.com ofron një gamë të gjerë të tyre për të gjitha llojet e bizneseve, duke përfshirë shitësit, bizneset online, ofruesit e shërbimeve, restorante etj. Këto shembuj template-sh vijnë të plota me një pasqyrë përmbajtjeje dhe seksione si raport përmbledhjeje ekzekutive, raport përmbledhjeje të kompanisë, produkteve dhe shërbimeve, planifikimit financiar, analiza e tregut dhe standardeve të pjesëve të tjera të planit të biznesit. Bplans.com ofron më shumë se 500 shembuj për plane biznesi që mund të shkarkohen si Word, PDF dhe formate të tjera.

Rocket Lawyer. Nëse keni nevojë për të bërë planin e biznesin tuaj një dokument ligjor, shikoni Rocket Lawyer. Rocket Lawyer ju lejon të krijoni dokumentet tuaja ligjore dhe ofron qasje në shërbime të ndryshme ligjore. Seksioni i saj i planeve të biznesit ju lejon të krijoni plane biznesi në tre hapa: ndërtoni, kurseni dhe nënshkruani. Ju gjithashtu mund të printoni dhe të shpërndani planin e biznesit tuaj për aksesim më të lehtë. Planet e biznesit Rocket Lawyer vijnë me pjesë standarde për nje plan biznesi, si dhe seksione për financimin e kërkesave dhe shtojca për dokumentet mbështetëse.

Gjej më shumë duke përdorur listën tonë pa pagesë të template-ve për bizneset e vogla.

Aplikacione për plane biznesi

Ju nuk duhet të jeni ngjitur në tavolinën tuaj për të krijuar një plan biznesi. Ka disa aplikacione mobile që do t’ju lejojnë të shkruani një plan biznesi në çdo kohë, kudo që të jeni drejt e në smartphone-in tuaj ose tabletin tuaj. Këtu janë disa nga ato aplikacione.

StartPad. Njohur nga ‘Entrepreneur’ dhe ‘Forbes’, StartPad është një nga aplikacionet më të mirë të planit të biznesit në dispozicion për iPad. Ky aplikacion ofron një gamë të gjerë të burimeve të planifikimit të biznesit, të tilla si mësime strategjike të planifikimit të biznesit, të bëra në mënyrë profesionale, projeksionet financiare dhe raporte të tjera. Planet e biznesit të krijuara në StartPad gjithashtu mund të eksportohen si PDF me rezolucion të lartë ose të printohen. Versioni themelor i StartPad është i lirë të shkarkohet dhe të përdoret. Merreni StartPad nga Apple App Store.

Business Plan & Start Startup. A jeni një përdorues i Android? Business Plan & Start Startup është aplikacioni për ju. Ky aplikacion nuk është vetëm për krijimin e një plan biznesi. Ajo gjithashtu synon të bëjë tri gjëra për sipërmarrësit: të ndihmojë të filloni një biznes në rrugën e drejtë me një plan biznesi të mirë-hartuar; iu mban në rrugën e duhur dhe të motivuar; dhe siguron një komunitet për sipërmarrësit e tjerë, pronarët e bizneseve të vogla dhe ekspertët për të ndihmuar përdoruesit në krijimin e planit të tyre të biznesit dhe drejtimin e bizneseve të tyre. Business Plan & Start Startup mund të shkarkohet nga Google Play.

Shërbime për Plane biznesi

Nuk dëshironi të përdorni ndonjë nga ato të mësipërmet? Provoni një shërbim online, të cilat ju udhëzon në të gjithë procesin e shkrimit të planit të biznesit. Shërbimet ofrojnë mjete të tilla si mbledhje  dokumentash dhe gjeneratorë grafikë- me ndryshim që ata zakonisht ofrojnë specialistë biznesi ligjorë, të cilët mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë aspektet komplekse të biznesit dhe planit të biznesit tuaj. Dy shërbime online për t’u marrë parasysh janë LivePlan dhe SBA Business Plan Tool.

Bizplan.com. Keni nevojë për fonde? Kontrolloni shërbimin e planit të biznesit në bizplan.com. Ky plan webi vjen me një udhëzues hap-pas-hapi për t’ju ndihmuar të ndërtoni planin tuaj të biznesit dhe e optimizon atë për investitorët. Planet e biznesit mund të jenë të përshtatura plotësisht në biznesin tuaj me logo, grafikë, Layouts dhe harton me porosi markën tuaj. Pas ndërtimit të planit tuaj të biznesit, ju mund t’a ndani dhe t’a publikoni atë në faqen fundable.com, ku ju mund të lidheni me investitorë dhe të shtoni elemente të tilla si foto dhe video për të nxjerrë në pah biznesin tuaj.

LivePlan. LivePlan është një shërbim i bazuar në cloud që ofron çdo gjë nga dokumentat te mjetet e planifikimit, kalkulimet financiare, udhëzime, etj. Shërbimi ju udhëzon te çdo komponent i planit dhe ofron hap pas hapi instruksione dhe këshilla bazuar në objektivin e planit tuaj të biznesit (duke filluar një biznes, zhvillimin e biznesit, financimin, etj)

SBA Business Plan Tool mbulon çdo gjë nga përmbledhja ekzekutive dhe përshkrimi i kompanisë për hulumtimin e tregut, linjë produktesh, marketing dhe shitje, dhe parashikimet financiare në detaje. Ju gjithashtu mund të personalizoni planin tuaj të biznesit me logo të kompanisë, si dhe për të kursyer, printoni dhe përditësoni  planit tuaj të biznesit si iu nevojitet.

 

burimi: businessnewsdaily.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0