Jean-Claude Juncker ka zbuluar këtë plan pesë-pikësh të projektuar për të lëvizur BE-në më tej drejt asaj që do të njihet në të ardhmen si Shtetet e Bashkuara të Evropës, brenda një perudhe nëntë mujore.
Një nder propozimet janë që në këtë union të ri të hiqen disa nga shtetet që tani e një kohë të gjatë janë duke prodhuar kriza ekonomike në Evropë.
Dokumentet janë zbuluar pas takimit të fundit të krerëve të BE-së, të cilët pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, kanë dalë me plane të reja për Evropën.
Para disa ditësh liderët e Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe Hungarisë, kanë mbështetur idenë krijimin e Ushtrisë së Evropës, e cila do të bashkëvepronte njëkohësisht me NATO-n, por që primare do të ketë mbrojtjen e kufijve të Evropës.
Ushtria e Evropës pritët që mesin e vitit të ardhshëm të jetë funksionale dhe operacionale përreth kufijve të Evropës. Gjithashtu është paraparë edhe modernizimi dhe rritja e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Evropës, e cila do ti bënte balle kërcënimeve të Rusisë.
Burimi: gazetaekonomia.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.