Pesë ditë më parë, ARRSH kishte shpallur hapjen e ofertave për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin për një periudhë pesëvjeçare. Rezultatet ende nuk janë publikuar. Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritet 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.
Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër rajone.
Kontrata A: Në veri të Shqipërisë, ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës.
Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Dibrës dhe Tiranës.
Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.
Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës.
Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.
Burime të ‘Monitor’ nga sektori rrugor pohojnë se rasti i mirëmbajtjes me performancë për aksin rrugor Qafë Bualli – Krastë, nuk është mbivendosja e vetme. ARRSH ka shumë kontrata dyvjeçare për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin, teksa ka shpallur tenderin e ri të mirëmbajtjes për të gjitha rrugët në pesë vitet arrdhshme.
Burimet e ‘Monitor’, pohojnë se si pasojë e këtyre shpërdorimeve, kostoja e mirëmbajtjes së rrugëve në Shqipëri është nga më të lartat në Europë, gati e njëjtë me Suedinë (1000 euro për kilometër në muaj), ndërsa situata në terren e rrugëve dhe akseve nacionale nuk i reflekton këto investime.
Burimi: monitor.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.