Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë që bateritë të mos humbasin aftësinë e tyre të rikarimit pas vitesh të gjata përdorimi. Duke përdorur një nano përcjellës prej ari në xhel elektroliti në vend të litiumit, bateria mund ti rezistonte 200,000 cikleve të karikimit dhe të humbasë vetëm 5% të kapacitetit.
Ishte një studente doktorature e cili arriti në këtë zbulim ndërsa eksperimentonte në laborator. Ky zbulim mund të çojë në prodhimin e baterive të rikarikueshme me jetëgjatësi prej 400 vitesh. E thënë ndryshe, laptopë dhe telefonë më jetëgjatë.
Prej kohësh hulumtuesit kishin eksperimentuar me nanopërcjellësat por pa rezultat gjersa Mya Le Thai përdori një nanopërcjellës prej ari kombinuar me dioksid magnezi.
Ky zbulim është shokues nëse mësojmë se jetëgjatësia mesatare e baterisë së një laptopi është diku mes 300-500 cikle. Nanobateria i mbijetoi 200,000 cikleve përgjatë 3 muajve testim.
Burimi: pcworld.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.