Shengen, çfarë i ka sjellë Evropës dhe Shqipërisë? - Business Magazine Albania

Shengen, çfarë i ka sjellë Evropës dhe Shqipërisë?


Evropa ka përfituar ndjeshëm nga ajo që njihet si marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve Shengen. Shpesh ajo është konsideruar si e ‘dështuar’ apo ky regjim ka lejuar më shumë njerëz që të udhëtojnë drejt këtij kontinenti, duke rritur dhe turizmin. Ishte viti 1995 kur ndryshoi regjimi i vizave, duke u bërë i lirë dhe pa kosto nga ana e vendeve që do të aderonin në këtë marrëveshje.

Përgjatë dekadës së parë (1990-2000) ndikimin më të fortë e ka ndier Italia, Gjermania dhe Holanda të cilat panë të rriteshin shpejt shifrat e turizmit.

Shqipëria mundi të përitonte nga ky regjim vetëm në dhjetor të vitit 2010. Vetëm 6 muaj pas vendimit se mund të udhëtohej pa viza, numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë arriti në 1.8 milionë ose rreth 25% më shumë se e njëjtja periudhë e vitit paradhës.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se ajo që ka humbur më shumë nga mosqenia në këtë regjim është Britania e Madhe, shifër e cila llogaritet në rreth 26 milionë sterlina.
Ndikimin më të madh e kanë dhënë kinezët dhe indianët. Në Francë, numri i vizitorëve kinezë gjatë vitit të kaluar u llogarit në 1.6 milionë; në Gjermani 1.1 milionë; Itali rreth 2.3 milionë, ndërsa në Britaninë e Madhe në vetëm 185,000.

Për turistët, Shengen është konsideruar si përfitim i cili ka lejuar që në një kohë të shkurtër të realizohen më shumë udhëtime.

“Ne tashmë mund të organizojmë ture, në varësi të preferencave të klientëve dhe kjo është e rëndësishme”, thotë Karan Anand, kreu i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Çdo vit, zona Shengen rritet me 25% dhe ndaj për turizmin është një impuls më shumë.

Ndërsa kreu i Shoqatës Europiane të Tur-Operatorëve (ETOA) thotë se regjimi i lirë i vizave ‘Shengen’ ka qenë një sukses dhe ka bërë të mundur shpërndarjen e miliarda eurove, si dhe ka krijuar mijëra vende të reja pune.

Tom Jenkins, Ceo i ETOA-s, thotë se Mbretëria e Bashkuar ka humbur rreth 20 milionë turistë të huaj vetëm nga të qenët jashtë këtij regjimi.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0