FORMON merr “Çmimin e Inovacionit” në Beograd - Business Magazine Albania

FORMON merr “Çmimin e Inovacionit” në Beograd


Në një ceremoni gala të mbajtur në Beograd (Serbi) në 29 nëntor, Foundcenter Investment, shpalli fituesit e #Catch2016, të dalë nga 853 projekte dhe 44 finalistë nga 32 shtete nga e gjithë bota.

CATCH – Pitch Challenge 2016 ishte eventi i parë i lidhur me investimet në Serbi i cili mblodhi ekspertët më të mirë në Europë, investitor dhe startup-et më premtuese në të gjithë botën. Foundcenter investon në teknologji IT, teknologjinë shëndetësore, burimet natyrore, lëvizshmërinë, produktet dhe shërbimet e biznesit, art dhe dizajn.

E vetmja skuadër konkurruese nga KosovaFormon (3D Printer) u vlerësua me çmimin e inovacionit “Innovation Prize”, me vlerë 130.000 Euro. Shikoni listën e plotë të fituesëve KËTU.

Formon dizenjon, zhvillon dhe konstaton artikujt e prodhuar të artit të Desktop 3D Printers. Produktet e tyre janë të dizenjuar dhe ndërtuar për të krijuar një eksperiencë të jashtëzakonshme. Ato janë dizenjuar për të gjithë arkitektët, dizajnerët, inxhinierët dhe çdo amator dhe fillestar të printimit 3D. Kompania është themeluar me premisën për të sjellë magjinë e printimit 3D në çdo tavolinë.

Formon është pjesë e “Business Incubator of the Innovation Centre Kosovo” (ICK). Dhe thirrja jonë për startup-et e reja për t’ju bashkuar inkubatorit është e hapur deri më 12 tetor. Aplikoni këtu.

Për më shumë informacion rreth Formon dhe produktet e tyre ju lutem vizitoni www.formon3d.com ose kontaktoni në info@formon3d.com.

formon-merr-cmimin-e-inovacionit-ne-beograde-businessmag

/IckKosovo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0