Audi do të lehtësojë trafikun e mbingarkuar - Business Magazine Albania

Audi do të lehtësojë trafikun e mbingarkuar


Kompania gjermane Audi po përpiqet t’a lehtësojë trafikun e mbingarkuar me një teknologji të re.

Audi prezantoi një veçori të re, që mund të njoftojë shoferat se kur do të ndryshojë drita e semaforit, nga e kuqe në jeshile, dhe nga jeshile në të kuqe.

Kjo veçori quhet “traffic light information system”, ose ‘informacioni i sistemit të semaforave’, që do të jetë e disponueshme në disa nga makinat e reja të 2017-s, si Q7, A4, dhe A4 4×4.

Ja si funksionon kjo teknologji e re: kur je duke pritur dritën jeshile, në dashbordin e makinës do të ketë një mbrapsht-numërim, që të njofton se për sa sekonda do të ndizet drita jeshile. Ndërsa kur jeni duke i dhënë makinës, dhe drita është jeshile kur ti i afrohesh një semafori, ju do të shikoni se për sa sekonda drita do të kthehet në të kuqe.

dashbordi i audit

Kjo teknologji e re do të vijë sipas një bashkëpunimi midis Audi-t dhe disa nga qyteteve më të mëdha në Amerikë. Sistemat e semaforëve në shumicën e qyteteve në ShBA janë të avancuar, dhe kontrollohen nga një qëndror që kontrollon disa semafore.  Audi do të ketë të dhënat e semaforëve në dispozicion, në mënyrë që t’i transmetojë ato në makinën tuaj, duke përdorur rrjetin 4G.

Tani për tani, kjo teknologji do të jetë e disponueshme vetëm në 5-7 qytete të ShBA-së, dhe nuk ka ndonjë lajm për përhapjen e kësaj teknologjie në vënde të tjera.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0