Karrierat më të mira për shenjën tuaj të zodiakut - Business Magazine Albania

Karrierat më të mira për shenjën tuaj të zodiakut


 

Një sondazh nga CareerBuilder.com në 9.000 të punësuar ka dalë në përfundimin se ata të shenjës së Akrepit, Luanit, Demit dhe Gaforres kanë më shumë gjasa për të fituar më shumë se 100.000 $ në vit. Nga ana tjetër Bricjapi dhe Ujori, kanë më shumë gjasa për të fituar deri në 35.000 $ në vit. Ne nuk do të jemi te gjithë të pasur, por mund të gjejmë kënaqësi në punët tona, veçanërisht nëqoftëse ne kërkojmë nga ato që janë në përputhje me shenjat tona të zodiakut.

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari): Të gjitha shenjat e zjarrit janë udhëheqës natyrorë. Ata janë njerëz me energji të lartë, shumë kreativ dhe të pavarur. Si flakë – ata frymëzohen shpejt dhe mund të motivojnë të tjerët.

Shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi): Të gjitha shenjat e tokës janë praktike dhe të bazuara. Ata pëlqejnë të kenë një plan dhe të hedhin hapa për të arritur sukses. Ata e bëjnë më të mirën e tyre në botën e korporatave, ku struktura është e nevojshme.

Shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja dhe Ujori): Shenjat e ajrit janë mendimtarët e zodiakut. Mos prisni nga ata të bejnë duart e tyre pis – ata preferojnë të punojne në një kompjuter ose të ndajnë ide me të tjerët.

Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit): Shenjat e ujit janë të prekshëm, njerëzit më të ndjeshëm të zodiakut. Uji është i lidhur me emocionet tona dhe shumë shquhen në këshillim. Ata janë shumë empatik dhe çdo shenjë ka energjinë e vet unike.

Kërkoni një analizë më të thellë rreth asaj që kozmosi mban për karrieren tuaj? Shihni karrierat më të mira dhe më të këqija për çdo shenjë më poshtë:

Dashi (21 mars – 19 prill)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-magTiparet kryesore: Entuziazmi, kreativiteti, ngrohtësia. Si udhëheqës, ju keni ide të madha, por nuk ju pëlqen të merreni me detaje të vogla.

Karrierat më të mira: Interpretues, shitës, film / TV, agjent burse, ushtarak, persona të shpëtimit.

Karriera që duhet shmangur: Çdo lloj pune që kërkon hollësira si puna në zyrë

 

Demi (20 prill – 20 maj)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

 

Tiparet kryesore: Të vendosur, besnik, kokëfortë. Kënaqeni me arritjen e detyrave si të mëdha edhe të vogla.

Karrierat më të mira: Inxhinier, programues kompjuteri, teknik, asistentë administrativë.

Karriera që duhet shmangur: Çdo punë që përfshin rreziqe të madha financiara.

 

Binjaket (21 Maj – June 20)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: të shkathët, të zgjuar, të adaptueshëm, të pavendosur. Ju i kryeni detyrat mirë dhe mërziteni lehtë kështu që e keni të vështirë për t’u përqëndruar në të njëjtin projekt për periudha të gjata kohore.

Karrierat më të mira: Media, reklamat, marketing, gazetar / shkrimtar, shofer.

Karrierat që duhen shmangur: punë të rënda ose serioze që kërkojnë shumë detaje.

 

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-magTiparet kryesore: I kujdesshëm, intuitive, kreative, këmbëngulës, me humor. Ju pëlqen të mbështesni dhe të edukoni popullin, por gjithashtu mund të ndiheni të rënduar nga kjo përgjegjësi.

Karrierat më të mira: pasuri të paluajtshme, dizajn të brendshëm, psikolog, mësues, terapiste (në punë, të folurit, etj)

Karriera që duhet shmangur: Izolimi në punë që përfshin mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe nuk ka kreativitet.

 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: I sigurtë, ambicioz, krijues, bujar dhe autoritar. Ju shkëlqeni në atë karrierë që ju tregon personalitetit tuaj dinamik. Plus ju duhet të jetë në krye të gjithçkaje.

Karrierat më të mira: Sipërmarrës, argëtim, politikë, marrëdhëniet me publikun.

Karriera që duhet shmangur: Një punë ku ju nuk jeni në qendër të vëmendjes.

 

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: I përqëndruar në detaje, analitikë, punoni fort, por bezdiseni lehtë. Ju pëlqen të anashkaloni gjërat nga lista e punëve tuaja.

Karrierat më të mira: Redaktor, llogaritar, inxhinieri, grafik dizajn, luleshitës.

Karriera që duhet shmangur: Punë që kanë të bëjnë me një shumëllojshmëri njerëzish, të cilët nuk mund të jenë aq të rafinuar dhe perfeksionist si ju.

 

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: diplomatikë, artistikë, inteligjentë por të pavendosur. Ju punoni më mirë nën presion, si dhe me njerëz të tjerë.

Karrierat më të mira: Arkitekt, projektuesi, avokat, këshilltar, prapa skenave në arte.

Karriera që duhet shmangur: Punë konvencionale që nuk kanë krijimtarinë dhe pavarësinë e mendjes.

 

 

Akrepi (23 Tetor – 21 nëntor)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: Dinamik, krijues, i shkathët, kokëfortë. Duke qenë se jeni shumë i sinqertë ju mund të punoni vetem në një karrierë të cilën e keni vërtet pasion.

Karrierat më të mira: Psikolog, projektues, ligje, organizatat humanitare ose fondacionet bamirëse.

Karriera që duhet shmangur: Çdo gjë që ju e perceptoni si të cekët ose materialiste.

 

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag

Tiparet kryesore: filozofi, optimist, i drejtpërdrejtë. Ju pëlqejnë lëvizjet e lira, liritë, të shprehni veten dhe të bëni më të mirën në punën tuaj.

Karrierat më të mira: Sipërmarrës, pilot ajror, industria sportive, polic, mjek i fluturimit.

Karriera që duhet shmangur: Punë në zyrë me kohë të plotë.

 

 

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-magTiparet kryesore: Ambicioz, i shkathët, i durueshëm dhe autoritar. I nxitur dhe konkurrues, çdo projekt që ju merrni përsipër, ju do të bëni gjithçka që duhet për të arritur projektin më të mirë.

Karrierat më të mira: Finance, zhvillim të biznesit / menaxhimit, mjek, trajner.

Karriera që duhet shmangur: Një punë financiarisht e rrezikshme ose një karrierë ku nuk ka vend për avancim.

 

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-mag Tiparet kryesore: Analitikë, të zgjuar, krijues, dhe kokëfortë. I shoqërueshëm dhe vetëudhëheqës, ju shkoni mirë me shumicën e njerëzve, prandaj dhe ju nuk e keni problem për të shprehur një mendim divergjent.

Karrierat më të mira: Krijues programesh, veteriner, shkencëtar, inxhinier, mjek alternativ.

Karriera që duhet shmangur: Ndonjë punë konvencionale që dekurajon mendimin e pavarur.

 

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Karrierat-më-të-mira-për-shenjën-tuaj-të-zodiakut-business-magTiparet kryesore: I dhembshur, intuitivë, fleksibël dhe tepër të ndjeshëm. Ju punoni më mire në një situate ku mund të realizoni imagjinatën tuaj.

Karrierat më të mira : Artist, projektues, psikolog, argëtues, fondacionet bamirëse, shëtitës qeni.

Karriera që duhet shmangur: Çdo punë që ka një plan fizik ose psikologjik, rraskapitës, ose ka të bëjë me realitetin e ashpër të jetës.

 

Burimi: marketingstr.blogspot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0