CISCO shkurton 5500 vende pune në nivel global - Business Magazine Albania

CISCO shkurton 5500 vende pune në nivel global


Gjiganti amerikan i teknologjisë Cisco Systems ka shkurtuar deri në 7% të fuqisë punëtore të saj globale, ose 5.500 vende pune, duke filluar këtë verë. Një raport i kishte nxjerrë më parë se firma mund të shkurtonte deri në 14.000 vende pune në mbarë botën.

Cisco tha se ishte kryer lëvizja “vendimtare” për të riinvestuar në fushat me rritje më të shpejtë të tilla si siguria dhe cloud-I kompjuterik. Kompania amerikane punëson rreth 70,000 njerëz në nivel global, ndërsa rreth 5000 janë në Britani të Madhe.

“Tregu i sotëm i kërkon Cisco-s dhe klientëve tanë që të jemi vendimtarë, të lëvizim me shpejtësi më të madhe dhe të drejtojmë me më shumë risi sesa kemi parë në historinë tonë,” tha kompania në një deklaratë.

Cisco ka në plan të riinvestojë paratë e kursyera nga shkurtimet e vendeve të punës në “fushat kryesore prioritare” për kompaninë, duke përfshirë zhvillimet në “internetin e gjërave” (duke lidhur objekte të përditshme në internet), qendrat e të dhënave të gjeneratës së ardhshme dhe të teknologjinë cloud kompjuterike.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0