Industria e bakshisheve: Si funksionon ? - Business Magazine Albania

Industria e bakshisheve: Si funksionon ?


Nuk do ta besoni, por bakshishet realizojnë rreth 29 miliardë euro në vit të ardhura në ekonominë botërore. Falë Bookatable është realizuar një guidë e cila sqaron truket e bakshisheve në botë. Kështu nuk do të mund të gjendeni përballë ndonjë situate të pakëndshme. Të dish sesa bakshish duhet të lësh mund të jetë një avantazh, veçanërisht në ndonjë vend të panjohur. Ka vende kur bakshishi është i detyrueshëm e të tjera ku nuk është.

Në hartën e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, bakshishi është diçka mëse e pranueshme. Nuk ka asnjë vend ku mund të konsiderohet si diçka fyese. Vendi ynë bën pjesë në kategorinë e vendeve ku shifra që duhet të lihet zë 10-15% të shërbimit që keni marrë. Ky nivel bakshishi konstatohet në pjesën më të madhe të Europës.

Dy janë vendet ku bakshishi nuk është i detyrueshëm, Ukraina dhe Zvicra.

Gjermanët janë personat që lënë më shumë bakshish në botë. Rreth 69% e gjermanëve lënë bakshish në udhëtimet e tyre jashtë. Në Gjermani, bakshishi i duhet lënë direkt në dorë kamerierit dhe jo në tavolinë pasi konsiderohet e ulët.

Në Francë, bakshishi në vlerën 15% është i përfshirë në faturë dhe nuk është e detyrueshme që të lini të holla në tavolinë.

Në SHBA, bakshishi nuk është një zakon konsumator, por diçka e detyrueshme në pjesën më të madhe të restoranteve. Amerikanët dhe kanadezët duhet të deklarojnë të ardhurat nga bakshishet, që janë të tatueshme.

Në Japoni është fyese të lësh bakshish, pasi ofrimi i shërbimit me standarde konsiderohet si detyrim.

Sipas këtij studimi 1 në 3 udhëtarë nuk dinë sesa bakshish duhet të lënë.

Fjala bakshish e ka origjinën nga Anglia dhe i përket periudhës së shekullit të 16.Industria-e-bakshisheve;-si-funksionon-?-businessmag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/www.monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0