Në foto paraqitet gjithashtu një mbajtëse për kamerën që mendohet të jetë e papërshkueshme nga uji dhe që lejon përdorimin e saj në thellësi të mëdha ujore. Një diferencë e dukshme me modelin e vjetër është heqja e butonit në pjesën e përparme. Butoni i ndezjes do të jetë sipër dhe mendohet se ky ndryshim do ta bëjë më të lehtë përdorimin e kamerës.
CEO i GoPro, Nick Woodman, tha se arsyeja pse është përdorur vetëm një buton në Hero4 dhe Hero 5, është se përdoruesve nuk u dukej shumë praktike vendosja e tre të tillëve në pjesën e përparme.
Disa nga cilësitë që ofron kamera e re janë:
– rezistente ndaj ujit
– lidhës USB
– rezolucion : 4K @ 30 fps, 2.7K @ 60 fps, 1440 @ 80 fps, 1080 @ 120 fps, 960 @ 120 fps
– kamera 12 MP
– kontroll manual audio
– pajisur me GPS
– opsion për kontrollin e shpejtësisë së shkrepjes
– kontroll zanor për ndjezjen dhe fikjen
– stabilizator video .. etj.
Megjithatë, kompania nuk ka komentuar akoma asgjë zyrtarisht në lidhje me Hero 5.
Burimi: gazetaexpress.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.