Kopësht edhe për fëmijët me aftësi të veçanta - Business Magazine Albania

Kopësht edhe për fëmijët me aftësi të veçanta


Bashkia e Tiranës ka nisur pilotimin e një projekti për krijimin e hapësirave në kopshte edhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Kopshti numër 31, i cili sapo ka përfunduar së rikonstruktuari, ofron kushte edhe për fëmijët e vegjël të kësaj kategorie.

“Për herë të parë po fusim një shërbim për fëmijët me aftësi të veçanta, ndaj partneriteti me “Down Syndrome Albania” është një mënyrë fantastike për të futur disa shërbime shtesë, që nuk ia rrisin koston kopshtit, por që mbulohen nga partnerët për engjëjt tanë që janë me nevoja speciale dhe të veçanta. Besoj që pavarësisht rrethanave, të gjithë jemi me nevoja speciale, thjesht disa prej engjëjve të vegjël kanë nevojë për pak më shumë ndihmë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Në kopshtin 31, në bashkëpunim me donatorët, janë mundësuar punimet e brendshme të cilat konsistojnë në suvatim, shtrim pllakash, shtrim laminat, si dhe të gjithë instalimet elektrike dhe hidraulike. Gjithashtu, është sistemuar hapësira e gjelbër, si dhe është ndërtuar këndi i lojërave për ta.

“Ky është kopshti i fundit i njësisë, i gjashti në radhë. Sot të gjitha kopshtet e Njësisë 5 janë të rikonstruktuara, falë një ndërmjetësimi shumë të fortë nga ana e Bashkisë së Tiranës me donatorët dhe një pune shumë të mirë të drejtorisë përkatëse të bashkisë. Mendoj se stafet janë duke bërë një punë të mrekullueshme dhe gjërat që duken nuk kanë nevojë për koment”, tha deputeti Majko.

 

/Publikuar më parë nga top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0