Si i financojnë sipërmarrësit bizneset e tyre? - Business Magazine Albania

Si i financojnë sipërmarrësit bizneset e tyre?


Sipas një studimi të ri nga ‘Global Entrepreneurship Monitor’, 95% e sipërmarrësve në mbarë botën i financojnë vetë ndërmarrjet e startup-eve të tyre.

Raporti u bazua në modelet e sipërmarrjeve financiare në mbarë botën dhe është i pari i këtij lloji në 10 vjet. Që atëherë, disponueshmërinë e fondeve, burimet e financimit dhe kostoja e fillimit të një biznesi kanë evoluar.

“Edhe pse kostoja mesatare e fillimit të një biznesi ka rënë, qasja në financa është një ndër problemet më serioze për bizneset në shumë ekonomi, sidomos me bizneset e vogla dhe të mesme,” tha një nga autoret e raportit dhe lektore e lartë e kolegjit ‘Babson’ Caroline Daniels.

Shuma mesatare e nevojshme për të filluar një biznes në 2004 ishte $ 54,000 dhe $ 65,000 në vitin 2006, por deri në vitin 2015 shuma mesatare e nevojshme kishte rënë në vetëm $ 13.000.

Raporti sugjeron se kjo rënie tregon “një vullnet në mesin e sipërmarrësve të tanishëm për të filluar një biznes me më pak burime dhe aftësinë për ta bërë këtë”, ata thonë se kjo ka të bëjë me ndikimin e internetit.

Raporti gjithashtu zbuloi se (ndoshta për shkak të shpenzimeve të reduktuara të përfshira) sipërmarrësit po rrisin përqindjen që kanë investuar, mesatarisht në vitin 2014 kanë dhënë 66% të kapitalit të tyre, por në vitin 2015 ishte rritur në 72%.

Kursimet dhe investimet joformale nga fqinjët, familjarët dhe miqtë luajtën një rol të rëndësishëm për shumë sipërmarrës – por  marrja e fondeve nga të huajt ishte e rrallë. “Duke filluar jetën në një pozicion të privilegjuar, ende iu jep sipërmarrësve një fillim shumë të mirë , veçanërisht në Afrikë dhe në Amerikën e Veriut, ku normat e investimeve informale janë më të larta”, thotë Penny Key, një tjetër autore e raportit.

Ky lloj investimi informal ka pasur një ndikim të madh në sipërmarrje. Që nga viti 2012, një mesatare prej 6% e të rriturve globalë ka siguruar investimin informal të një sipërmarrësi në vit – në total më shumë se $ 1 bilionë mes viteve 2012 dhe 2015.

Raporti gjithashtu zbuloi se gratë deklaruan se kishin nevojë për më pak fonde për të filluar një biznes në pothuajse të gjitha ekonomitë – veçanërisht në Kanada, ku sipërmarrëset femra thonë se kërkojnë 8.5 herë më pak se homologët e tyre meshkuj.

Megjithatë, pavarësisht se femrat sipërmarrëse thonë se kanë nevojë për më pak para, studime të tjera kanë zbuluar se gratë janë ende duke luftuar më shumë se meshkujt për të marrë fonde për bizneset e tyre. Një raport nga ‘Universiteti Carleton’ sugjeron se femrat janë penguar nga perceptimi se ato janë më pak të gatshme për të marrë rreziqe sesa meshkujt.

 

burimi: virgin.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0