Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian - Business Magazine Albania

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian


Gazsjellësi adriatiko-jonian, i gjatë 516 kilometra, nga Fieri në Kroaci, do të ndërtohet nga kompania azere, Socar. Memorandumi mes Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës është firmosur gjatë punimeve të forumit të Kroacisë, që u zhvillua në datat 25 dhe 26 gusht, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të TAP. Ky gazsjellës ka si objektiv primar transportin e 5 miliardë metrave kub gaz çdo vit, nga Azerbaixhani në vendet e Europës jug-lindore.

Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar nga katër vendet me kompaninë azere të gazit, Socar, ku për palën shqiptare, nënshkroi zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.
Ky projekt ka si synim të lidhë gazsjellsin trans-adriatik me rrjetin qëndror europian të gazit. Marrëveshja paraprake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është arritur që në vitin 2007. Projekti që synon të ndërtojë një rrjet të gjerë gazi nga Fieri deri në Split të Kroacisë do të ketë një kosto totale prej 610 milionë eurosh. Ministri kroat i ekonomisë, Tomislav Panenic deklaroi se, shpreson që ky projekt të përfaqësojë një urë të re lidhëse mes veriut dhe jugut. Qeveria kroate do të investojë 265 milionë euro në këtë projekt.

250 kilometra nga ky gazsjellës do të kalojnë pikërisht përmes Kroacisë, ndërkohë që 167 kilometra do të ndërtohen në Shqipëri dhe 94 në mal të Zi. Bosnje Hercegovina do të përfshihet vetëm nëpërmjet portit që zotëron në Adriatik.

Nëpërmjet një njoftimi, gazsjellësi Trans-Adriatik, i njohur ndryshe si TAP, përgëzon arritjen e marrëveshjes mes katër vendeve dhe kompanisë Socar. “Memorandumi i mirëkuptimit forcon bashkëpunim energjetik në vendet e europës jugore si dhe është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe diversifikimit në rajon. TAP mbetet i përkushtuar në lehtësimin e lidhjeve në infrastrukturën e gazit në rajon, përfshirë gazsjellësin adriatiko-ionian”, thuhet në njoftimin e TAP.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0