Marrëveshja për vitalizimin e Tregut të Vjetër të Korçës - Business Magazine Albania

Marrëveshja për vitalizimin e Tregut të Vjetër të Korçës


58 milion lekë grante bizneseve për vitalizimin e Tregut të Vjetër të Korçës.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, së bashku me zëvendëskryeministrin z. Niko Peleshi nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit midis MZHETTS dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për vitalizimin e Pazarit të vjetër të Korçës. Palët kërkojnë të ofrojnë ndërgjegjësim më të madh dhe veprime konkrete me qëllim rijetëzimin dhe zhvillimin e zonës së restauruar të Pazarit të Vjetër të Korçës përmes një programi financimi për të afruar biznese strategjike për zhvillimin e zonës, zgjerimin e shërbimeve për vizitorët, rritjen e kapacitetit të tregtisë, si dhe krijimin e një qasje të një zone të re të zhvilluar e tërheqëse të qytetit të Korçës për të ruajtur elementët tradicional të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të një zone tregtare në Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës.Ministria nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve është angazhuar të kontribuojë në masën e financimit të rënë dakord. AADF (Albanian American Development Found), në kuadër të projektit TID Korça, është angazhuar të mbështesë dhe kontribuojë në masën e financimit të rënë dakord për këtë projekt.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të:

•Japë financim, si kontribut në zbatimin e Projektit, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), shumën prej 29,000,000 (njezet e nëntë milion Lek) që do të përdoret si fond për dhënien e granteve sipas dhe për këtë Projekt.

•Lëvrojë nëpërmjet AIDA këtë kontribut bashkë-financimi tek subjektet përfitues sipas rregullores së funksionimit të grantit;

•Ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe administrative që mbështesin zbatimin e Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje;

•Caktojë dy përfaqësues që do të jenë pjesë e Komitetit të Grantit i cili krijohet dhe funksionon si strukturë vendimmarrëse në lidhje me dhënien e financimit në formën e granteve për përfituesit e Projektit;

•Caktojë një pikë kontakti përgjegjës për dhe gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshje.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të:

• Japë financim, si kontribut në zbatimin e Projektit, shumën 29,000,000 (njëzet e nëntë milion Lek) që do të përdoret si fond bazë për dhënien e granteve sipas dhe për këtë Projekt;

• Ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe administrative që do të mundësojnë dhënien e financimit të mësipërm dhe mbështetjen për zbatimin e Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje dhe në marrëveshje ose dokumentet e tjera përkatësisht të nënshkruara apo krijuara në lidhje me të;

•Sigurojë se çdo fazë e dhënies së financimit, përfshirë por pa u kufizuar në disbursimin e fondeve përkatëse, të bëhet në përputhje me parimet e kësaj Marrëveshje dhe të rregullores (Manuali i Grantit) së funksionimit të fondit;

•Përballojë nga ky fond tarifën e menaxhimit prej 1.8% të fondeve të disbursuara për grantet për CFFA për dhënien e shërbimeve të menaxhimit dhe administrimit të granteve deri në lëvrimin tek subjekti përfitues fundor.

•Caktojë një përfaqësues të AADF-së i cili do të jetë pjesë e Komitetit të Grantit;

•Caktojë një person kontakti përgjegjës për dhe gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0