Pse PayPal pezulloi shërbimet në Turqi? - Business Magazine Albania

Pse PayPal pezulloi shërbimet në Turqi?


Turqia ka bërë disa lëvizje për të sjellë në vënd biznese teknologjike nën kontrollin qeveritar. Por këto lëvizje si duket kanë patur pasoja negative, pasi një nga kompanitë më të mëdha në botë përsa i përket pagesave online, PayPal, ka vendosur të pezullojë shërbimet e saj në Turqi.

Kjo lëvizje e PayPal vjen, pasi kompania nuk mundi dot të nxirrte liçencë të re për shërbimet e saj në Turqi. Kjo do të thotë se duke filluar nga 6 Qershori, turqit nuk mund të përdorin dot shërbimin e pagesave online.

Kjo lëvizje do të ketë ndikim mbi mijëra biznese, si dhe qindra mijëra konsumatorë. Ka qënë rregulluesi financiar në Turqi BDDK që nuk i ka dhënë PayPal-it këtë liçencë.

“Me keqardhje po njoftojmë se PayPal po pezullon operacionet e biznesit në Turqi,” ka thënë kompania në një letër për shtypin. “Duke filluar nga 6 Qershori, 2016, konsumatorë tanë në Turqi nuk do të munden më të dërgojnë apo marrin para nëpërmjet PayPal. Konsumatorë do të vazhdojnë të kyçen në llogaritë e tyre në PayPal, dhe mund të tërheqin paratë e tyre që kanë në llogari, duke i transferuar ato në një bankë turke.”

Shkaqet që kanë çuar në mos-dhënien e liçencës kanë qënë ligjet e reja që qeveria turke ka vënë përsa i përket kompanive teknologjike, që i detyron ato të përqëndrojnë serverat e tyre në vënd.

Ligjet e reja të Turqisë kanë patur një ndikim negativ mbi qeverinë, që po fajësohet se po e vështirëson krijimin e bizneseve teknologjike.

Në Prill të 2016-s, të dhënat personale të më shumë se 50 miliona qytetarëve turq dolën online nga disa hackera, të cilët kritikonin shumë ashpër presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan dhe ligjet e tij.

Sipas qeverisë turke, kanë qënë sulmet terroriste në vënd që kanë shtyrë atë të jetë më e rreptë, përsa i përket mënyrës se si veprojnë kompanitë e mëdha në Turqi.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0