Me më shumë presion për të performuar mirë, punonjësit “ishin të detyruar” të gjenin mënyrën që të ishin tepër produktivë. Nëse nuk mund ta bënin, do të largoheshin nga puna, por skuadra e tij jo vetëm që e realizoi këtë, por e pëlqeu shumë atë. “Me ditën e punës 5-orëshe, ne kemi krijuar një javë pune më të mirë se sa java e pushimit e pjesës më të madhe të njerëzve,” thotë Aarstol. “Punonjësit tanë kanë lëvizur në një botë bollshmërie, jo të pamjaftueshmërisë, sepse e kemi ndryshuar masivisht cilësinë e jetës së tyre duke u dhënë atyre atë gjë të vetme që është me kursim…KOHËN.”
Aarstol flet për të në librin e tij, The Five-Hour Workday (“Dita e punës 5-orëshe”). Duke përdorur ditën e punës 5-orëshe, kompania u bë një nga ato me rritjen më të shpejtë në SHBA. Në një intervistë për Inc., ja teoria që sugjeron ai.
Pse na duhet dita e punës 5-orëshe për llojin e punëve që bëjmë sot?
Stephan Aarstol: Ardhja e epokës së informacionit zhvendosi nivelet e njohurisë te punonjësit. Është e ngjashme me zhvendosjen dramatike në produktivitetin e sjellë nga revolucioni industrial, por ky ndryshim ishte një ndryshim për llojin e punës fizike.
Lloji i punëve që ne bëjmë sot është i tipit të dijeve: mësimi, gjenerimi i ideve dhe komunikimi. Falë përparimeve në teknologji, të gjitha këto gjëra mund të bëhen në një fraksion të asaj kohe që duhej më parë që të kryheshin.
Gjatë Revolucionit Industrial, produktiviteti kaloi nga njeriu te makineritë, por gjithsesi këto të fundit punonin 10-16 orë në ditë. Me plot kuptimin e fjalës, njerëzit stërmundoheshin fizikisht. Sot, simptomat janë që ne po stërmundohemi mendërisht: pilulat, abuzimi me drograt, obeziteti, sëmundjet mendore, stresi, norma në rritje e divorceve dhe kështu lista vazhdon.
Si mund t’i bëjë dita e punës 5-orëshe më produktive dhe të përfitueshme bizneset?
Stephan Aarstol: Gënjeshtra e madhe e botës së “dijeve” është se, nga këto 8 orë pune në ditë vërtet jemi duke punuar 8 orë. E vërteta është se në javë ne po bëjmë vetëm 2-3 orë reale punë, por marrim 8 orë kohë për t’i përfunduar ato. Pjesa dërrmuese e punonjësve madje as që nuk po i përdorin mjetet që gjenden rreth tyre.
Shtrëngimi në biznes ndihmon në rritjen e efiçiencës dhe ardhjen e inovacionit. Kjo është arsyeja se përse disa djem në një garazh mund të përçajnë një korporatë masive. Sepse janë të kufizuar në para dhe njerëz, kështuqë gjejnë mënyra krijuese për t’i konkurruar. Këto mjete që identifikojnë startupet bëhen avantazh konkurrues.
Dita e punës 5-orëshe do të thotë të aplikosh të njëjtën teori të kufizimeve te punonjësit, duke i detyruar ata të identifikojnë dhe të përdorin mjetet e produktivitetit. Kur implementohen, themi se punonjësit do të punojnë nga ora 8:00 deri në 13:00, por nëse niveli i produktivitetit nuk rritet dhe nëse nuk gjen mënyrën se si të identifikosh mjetet e tua të motivimit, atëherë do të pushohesh nga puna.
Si rrjedhojë, punonjësit i identifikojnë dhe i përdorin këto mjete. Ka presion për të mos humbur kohën dhe gjëra të tilla si shopping online ose angazhimi nëpër mediat sociale nuk ndodh. Presioni për të performuar është rritur, gjë që i ka bërë punonjësit tanë t’ia mësojnë vetes se si të jenë produktivë, duke krijuar një avantazh konkurrues. Kur është nevoja mund të punojmë 60 orë në javë, por punën e një muaji do ta bëjmë një një javë.
Përse i bën punonjësit më të lumtur, të shëndetshëm, produktivë dhe besnikë?
Stephan Aarstol: Bërja e punës mendore lidhet me menaxhimin e energjisë. Lumturia është mjeti përfundimtar i produktivitetit në botën e dijeve të ekspertizës. U jepet kohë njerёzve që të përmirësojnë cilësinë e marrëdhënieve. Ata mund të ndjekin pasionet përtej karrierës së tyre, sepse esencialisht ua kemi bërë më të mirë javën e punës se sa javën e pushimit të pjesës më të madhe të njerëzve. Ata janë më besnikë, sepse e shikojnë punën ashtu si është ajo tani, si gjënë që financon jetën e tyre të jashtëzakonshme. Është një rinegocim me punonjësit tuaj. Njerëzit nuk jetojnë më vetëm për të punuar, ata punojnë për të jetuar. Është një ndryshim 10-fish më i madh në cilësinë e jetës. Ajo i lejon ata të fokusohen në çështjet e tjera të rëndësishme të saj.
A do të tërheqin (dhe mbajnë) bizneset që e implementojnë këtë talentet më të mira?
Stephan Aarstol: Në botën e sotme, me akses në mjetet e fuqishme të produktivitetit, diferenca midis një punonjësi dhe një tjetër nuk ka qenë kurrë më dramatike. Është një luftë talentesh, dhe talenti më i mirë nuk është vetëm pak më mirë se talenti mesatar, por shumë me shumë se kaq.
Me 5 orë në ditë, punonjësit e dijes tani po shkojnë drejt një bote bollshmërie, jo mungese. Përtej një niveli të caktuar, ti nuk mund t’i përmirësosh jetët e tyre vetёm me më shumë para. Dhe gjithsesi e merr “trurin” e tyre brilant për ta bërë kompaninë që të ecë përpara.
A ka një mënyrë me risk të ulët që CEO-t të testojnë këtë teori në kompaninë e tyre?
Stephan Aarstol: Kur kompania jonë e implementoi këtë në Qershor të 2015-s, unë e frazova si orët e verës për një eksperiment 3-mujor, duke përfshirë një ditë pune 5-orëshe ku punonjësit priten të mbajnë nivelet e pritura të produktivitetit ose të përballen me “fundin”. Nëse do të mund të bënim këtë eksperiment 3-mujor dhe më pas t’i riktheheshim ditës normale të punës 8-orarëshe, ne do të mund të identifikonim mjetet e produktivitetit të cilat mund të aplikohen në orët normale të punës. Kjo do të thoshte shumë për çdo kompani. Është e përkoshme dhe pa shumë risk. Vetëm përfitime mund të ketë, gjë që do ta përmirësojë edhe më mirë situatën me një ditë 5-orëshe pune gjatë të gjithë vitit.
/Shkruar nga Marka Tabaka dhe publikuar nga Inc.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.