Punësimi – Rekrutimi dhe Përzgjedhja - Business Magazine Albania

Punësimi – Rekrutimi dhe Përzgjedhja


Tema e Trajnimit: Punësimi – Rekrutimi dhe Përzgjedhja

Rekrutimi dhe përzgjedhja si pjesë e menaxhimit të Burimeve Njerëzore janë ndër sfidat kryesore në këtë fushë.

Qëllimi i trajnimit ështe që pjesëmarrësit të pajisen me njohuritë teroike dhe praktike për funksionin e Punësimit në përgjithësi dhe Rekrutimit dhe përzgjedhjes në detaje filluar nga:

Analiza e vendeve të punës
Planifikimi i personelit
Rekrutimi dhe përzgjedhja
Trajnimet hyrëse
Avancimet dhe transferet
Funksioni i parë operativ i burimeve njerëzore është punësimi i llojit dhe numrin të personave të duhur dhe të nevojshme për arritjen e objektivave të organizatës. Kjo përfshin analizën e kërkesës për kuadro dhe të vendeve të punës, planifkimin e personelit, rekrutimin, përzgjedhjen, vendosjen e personave në pozita, avancimet, transferet, etj. Këto janë tema në të cilat ne do të fokusohemi gjatë dy ditëve të trajnimit.

Trajnimi i dedikohet:
Zyrtarëve të burimeve njerëzore
Menaxherëve që udhëheqin
si dhe individëve të interesuar për këtë fushë

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të pajisen me njohuri për:

  • Rolin e funksionit të Punësimit në kuadër të menaxhimit të burimeve
  • Analizën e vendeve të punës dhe Planifikimin e Personelit
  • Procedurën bashkëkohore dhe transparente të Rekrutimit dhe përzgjedhjes të bazuar në rregulla të dokumentuara dhe metoda të zgjedhjes sipas meritës
  • Zhvillimin e Kontratës së punës dhe Identifikimin e nevojave për trajnime hyrëse dhe orientuese dhe
  • Procedurat e transferove dhe avancimeve

Trajnimi do të jetë interaktiv dhe mbahet nga trajner me pervojë në trendet bashkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore

Përveç Certifikatës së trajnimit, secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale në lidhje me temën e trajnimit

Cmimi për trajnim është 100 €.
Për Rezervime: +386 49 276 109
E-mail: trajnime@businesskosovacenter.com

 

Kohëzgjatja e trajnimit

16-17 Qershor 2016
ora 10:00 deri 16:00 (e Enjte e Premtë)

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të pajisen me njohuritë bazë për funksionin e Punësimit – Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së kandidatit të suksesshëm.

Mënyra e mësimit:

  • Ligjëratë interaktive
  • Raste studimi
  • Ushtrime konkrete

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë:

  • Rolin e funksionit të Punësimit në kuadër të menaxhimit të burimeve njerëzore
  • Analizën e vendeve të punës dhe Planifikimin e Personelit
  • Procedurën bashkëkohore dhe transparente të Rekrutimit dhe përzgjedhjes të bazuar në rregulla të dokumentuara dhe metoda të zgjedhjes sipas meritës
  • Zhvillimin e Kontratës së punës dhe Identifikimin e nevojave për trajnime hyrëse dhe orientuese dhe
  • Procedurat e transfereve dhe avancimeve

Agjenda e trajnimit

Dita I

  • Menaxhimi I BNJ Hyrje
  • Baza Ligjore 10:00-11:00
  • Punësimi si pjese e funksioneve të MBNJ

Pauza për kafe 11:00-11:15

  • Analiza e vendeve të punës
  • Planifikimi i personelit 11:15-12:00

Pauza e drekës 12:00-13:00

  • Rekrutimi dhe përzgjedhja:
  • Identifikimi i vendeve të lira të punës 13:00-14:00
  • Zhvillimi i Përshkrimit të punës

Pauza për kafe 14:00-14:15

  • Zhvillimi i Planit të Rekrutimit
  • Emërimi i Komisionit për rekrutim 14:15-16:00
  • Shpallja e konkursit

Dita II

  • Rekrutimi dhe përzgjedhja (vazhdim)
  • Shqyrtimi i Aplikacioneve dhe përpilimi i listës së ngushtë 10:00-11:00

Pauza për kafe: 11:00-11:15

Testi me shkrim: 11:15-12:00

Pauza e drekës: 12:00-13:00

Mbajtja e Intervistave: 13:00-14:00
Pauza për kafe 14:00-14:15

  • Përzgjedhja dhe emërimi i kandidatit
  • Finalizimi i Rekrutimit, kontrata 14:15-15:50
  • Trajnimet hyrëse, orientuese
  • Avancimet
  • Transferet
  • Shperndarja e Certifikatave 15:50-16:00

Për Rezervime: +386 49 276 109
E-mail: trajnime@businesskosovacenter.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0